Dashi
Nëse kohët e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot do i shikoni gjërat më me qartësi. Situata do fillojë të stabilizohet pak nga pak. Beqarët do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të mos përkeqësohet.
Demi
Sektori i dashurisë do vazhdojë të jetë i mbrojtur nga yjet gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin/en dhe nuk do keni asnjë kontradikte. Për beqarët do ketë takime premtuese të cilat nuk duhen humbur në asnjë mënyrë. Në planin financiar do keni disa tronditje të vogla.
Binjakët
Falë influencës shumë të madhe të Plutonit, jeta në çift as për ju nuk do jetë e qetë. Do keni ide të ndryshme me partnerin/en dhe disa mund të shkojnë deri atje sa ta tradhtojnë atë që kanë në krah. Beqarët duhet ti marrin gjërat si t’iu vijnë. Ka mundësi që buxheti juaj të fillojë të përmirësohet që sot.
Gaforrja
Të shumtë do jenë yjet që do krijojnë turbullira në jetën në çift gjatë kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungojë qëndrueshmëria dhe do keni probleme të mëdha. Beqarët do kenë pak mundësi të takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri në minutën e fundit. Në planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.
Luani
Ata që kanë pasur zënka me partnerin/en kohët e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente më të bukura. Yjet do jenë gjatë gjithë kohës në anën tuaj. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjitha atyre që do i ngacmojnë sot sepse do lëndohen. Në punë nuk ka ardhur ende koha të merrni vendime të rëndësishme.
Virgjëresha
Kur bëhet fjalë për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë që keni në krah, ju jeni mjaft luftarakë dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Beqarët do ndikohen mjaft nga Hëna dhe nuk do kenë aspak dëshirë për të bërë njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme serioze. Merrni masa sa me shpejt.
Peshorja
Diskutoni hapur me partnerin/en tuaj sot për të gjitha problemet që keni pasur në çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime, por falë tyre mund të lindin vetëm dashuri kalimtare. Planetët do jenë në anën tuaj në planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën.
Akrepi
Jo vetëm që dita e sotme do jetë shumë e bukur për të dashuruarit, por edhe pasioni do jetë i zjarrtë. Pas një periudhe të qetë, do ripërjetoni emocione pa mbarim. Beqarët do kalojnë një ditë të zakonshme dhe sërish nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Nëse iu dalin probleme në planin financiar duhet të zgjidhni gjithçka me kujdes.
Shigjetari
Neptuni do ndikojë më së shumti sot në jetën tuaj në çift dhe do kaloni një ditë mjaft delikate. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme të mëdha. Nëse jeni ende vetëm, edhe sot do e keni të vështirë ta gjeni atë që kërkoni. Në planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa më shumë buxhetin. Do ia dilni mbanë.
Bricjapi
Dita e sotme nuk do jetë e favorshme për jetën sentimentale të çifteve. Ka rrezik që disa edhe ta tradhtojnë atë që kanë në krah dhe me pas t’i japin fund lidhjes që kanë krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Beqarët edhe pse do kërkojnë shumë nuk do e gjejnë personin që iu përshtatet më shumë. Financat nuk do jenë të këqija.
Ujori
Sektori i dashurisë në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Përgatitni një darkë romantike me qirinj dhe muzikën tuaj të preferuar nëse doni që t’iu duket vetja si në ëndërr. Marrëdhënia e beqarëve me personat e seksit tjetër nuk do jetë e mirë. Edhe sot do qëndroni vetëm. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.
Peshqit
Ditë përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni më shumë rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka të vogla që keni pasur. Beqarët nuk do kenë fat dhe do iu rëndojë shumë vetmia. Financat duhen menaxhuar me shumë kujdes dhe maturi.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor