Dashi – Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes sot dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të flirtojnë me dikë tjetër. Në planin financiar do i kaloni të gjitha vështirësitë dhe mund të bëni edhe disa investime.
Demi – Çastet e lumtura nuk do të kenë të mbaruar sot për ju që jeni në një lidhje. Buzëqeshja dhe emocionet do të jenë pjesë e pandashme për ju. Edhe në planin financiar situata do të përmirësohet tej mase.
Binjakët – Ka rrezik që lidhja juaj me partnerin të jetë e tensionuar sot. Shumë gjëra mund t’iu ecin keq dhe asnjeri nuk do të hapë rrugë. Ndërsa buxheti do të ketë përmirësime.
Gaforrja – Ditë harmonike do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mes jush dhe partnerit do të mbizotërojë mirëkuptimi dhe hareja. Kujdes me financat sepse do të rrezikoni gjithçka.
Luani – Partneri/ja do ju përkushtohet tej mase dhe do ju bëjë të ndiheni sa më mirë. Buxheti nuk do të jetë shumë i mirë kështu që kujdes me çdo shpenzim që do të kryeni.
Virgjëresha – Marrëdhënia juaj në çift nuk do të jetë shumë e mirë sot. Mund të thoni gjëra që do lëndojnë partnerin/en. Me financat do të dini si të silleni në çdo moment dhe marrëdhënia do të mbetet e kënaqshme.
Peshorja – Ditë ideale do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të ndiheni më të përmbushur se asnjëherë më parë. Në planin financiar duhet të kurseni sepse shumë shpejt do të keni nevoje për më tepër para.
Akrepi – Gjatë kësaj dite, mirëkuptimi dhe toleranca do të mbizotërojë në jetën tuaj. Nuk do të keni asnjë problem me partnerin që keni në krah. Me shpenzimet do të jeni të pakujdesshëm dhe shumë shpejt gjendja mund të përkeqësohet.
Shigjetari – Do t’i qëndroni shumë besnikë partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të mendoni t’i përgatisni edhe disa surpriza të këndshme. Buxheti do të jetë goxha i mirë, prandaj shfrytëzojeni rastin për të bërë investimet që dëshironi.
Bricjapi – Një ditë mjaft pozitive për ata që janë në një lidhje. Do të ndiheni si kurrë ndonjëherë më parë krah partnerit/es tuaj. Me shpenzimet tregohuni të matur, por mos e kufizoni tërësisht veten.
Ujori – Ka rrezik të bëni gjëra të gabuara sot dhe mund të lindin mosmarrëveshje të forta në çift. Në planin financiar duhet të reflektoni disa herë para se të hidhni hapa sepse në të kundërt mund të bëni gabime.
Peshqit – Do të ketë ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ata që kanë pasur debate ka mundësi të ndahen përgjithmonë, ndërsa ata që kanë pasur një marrëdhënie harmonike do të mendojnë të hedhin hapa me tej. Sa i përket financave, gjendja do të përmirësohet.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...