Dashi – Do dashuroheni, do përkëdheleni e do thoni fjale te ëmbla gjate gjithë ditës ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit ka për te qene i jashtëzakonshëm. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me zor sepse nuk kane për te filluar dot një lidhje qe do ua mbushe zemrën. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, megjithatë po e lëshuat tërësisht vetëm çdo gjë do ju duket edhe me e vështirë.
Demi – Yjet nuk do ndikojnë pozitivisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne disa momente mund te acaroheni me partnerin tuaj duke thënë edhe fjale te pamenduara. Beqaret vështirë ta gjejnë edhe sot princin e kaltër. Personat qe do hiqen si miq do jete ata qe do ua pengojnë rrugën. Për fat te mire financat nuk do jene te këqija. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes ato qe t’iu mbeten para edhe për nesër.
Binjakët – Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te gjeni kohe për t’iu përkushtuar me tepër partnerit tuaj. Nëse e dashuroni atë sot ashtu si do doje ai, shume shpejt do merrni një propozim te jashtëzakonshëm. Edhe për beqaret parashikimet janë te mire dhe favorizohen lidhjet afatgjata. Për financat ka ardhur momenti i përshtatshëm i riorganizimit dhe i heqjes se disave mënjanë.
Gaforrja – Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite dhe vetëm qe ajo te ece si e keni ëndërruar do mund te lini pas dore punën dhe te afërmit. Beqaret do jene te logjikshëm dhe do dine si ta joshin personin qe do pëlqejnë pa bere asgjë te tepruar. Ne planin financiar gjerat do përmirësohen goxha. Ndihma e familjareve, por edhe maturia juaj do jene ato qe do bëjnë ndryshimin.
Luani – Ju qe jeni ne një lidhje përgatiturin për surpriza te mëdha dhe dhurata qe do ju bëjnë te harroni çdo mosmarrëveshje te se shkuarës. Edhe beqaret do futen ne një etape te re dhe çdo gjë do jete shume me ndryshe nga sa ka qene me pare. Emocionet do shtohen. Buxheti për fat te keq nuk do jete ne gjendjen me te mire dhe do ju duhet t’iu luteni te afërmve ose miqve qe t’iu ndihmojnë për ta kaluar fazën delikate.
Virgjëresha – Do jeni shume te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift ka për te ecur me se miri. Mund te merrni edhe disa vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret edhe pse do mundohen shume nuk kane për ta gjetur ende shpirtin binjak. Buxheti nuk do jete shume i qëndrueshëm kështu qe kujdes me çdo shpenzim nëse nuk doni te keni probleme serioze.
Peshorja – Për shkak te ndikimit pozitiv te Hënës sot nuk do keni as probleme, por as momente te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Ne përgjithësi jetën tuaj do e pushtoje rutina. Beqaret nuk duhet te dekurajohen nëse marrin refuzime sepse do vije shume shpejt edhe dita e tyre më me fat. Situata financiare ne tërësi do jete e qëndrueshme dhe pa ndonjë problem. Vazhdoni te jeni ende te matur.
Akrepi – Jeta juaj ne çift sot do jete si një ëndërr. Dielli dhe Hëna do jene aleate dhe do krijojnë kushtet e duhura qe çdo çast për ju te jete i jashtëzakonshëm. Do ndiheni si kurrë ndonjëherë me pare. Beqaret nuk do presin gjate dhe do fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar. Financat do duan ende pak kohe qe te stabilizohen plotësisht. Tani për tani mundohuni qe shpenzimet t’i kryeni me maturi.
Shigjetari – Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje sot. Sido qe te vijnë punët ata do i japin prioritet dashurisë. Beqaret do jene sharmante dhe do kenë me tepër mundësi te marrin propozime. Sido qe te jete e mira është qe te tregohen te matur dhe largpamës. Merkuri do ju nxite te jeni strikte me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë tronditje ne këtë sektor.
Bricjapi – Mundohuni qe sido qe te vijnë punët ne jetën tuaj ne çift, te flisni gjithmonë me te vërteta. Nuk pritet një dite shume pozitive gjithsesi. Beqaret ka rrezik te afrohen me disa persona qe kane kaluar paraprakisht një periudhe te vështirë dhe kane vuajtur. Nëse kane durimin e duhur do mund te krijojnë me ta lidhje te qëndrueshme. Financat nuk do jene te këqija.
Ujori – Dite shume normale ka për te qene kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Do keni një komunikim te qete me partnerin dhe nuk do ju lindin debate. Beqaret me mire te dalin e te argëtohen me miqtë sesa ta mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Yjet nuk parashikojnë raste te mira sot. Buxheti do pësojë goxha tronditje pasi do kryeni shpenzime te konsiderueshme për gjera te rëndësishme.
Peshqit – Sot do jeni te lire te bëni çdo gjë qe dëshironi ju te dashuruarit. Se bashku me partnerin mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël, por qe do i shtoje emocionet dhe adrenalinën. Beqaret do i japin prioritet punës dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te kërkuar princin e kaltër. Ne planin financiar ka ardhur koha te merreni seriozisht me zgjidhjen e problemeve.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...