Dashi – Do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur disa marrëveshje me leverdi për karrierën tuaj profesionale. Tashmë që do të ndiheni më të plotësuar do të arrini të fitoni sfida premtuese, të cilat do ju shtyjnë drejt suksesit. Parashikohen takime të frytshme për ata që janë vetëm.
Demi – Duhet të jeni plotësisht të bindur për pozitën tuaj para se të bëni zgjedhje drastike në punë. Mos ndërmerrni nisma të rrezikshme, pa i shqyrtuar mirë të gjitha mundësitë. Në dashuri do të ketë ulje- ngritje për ata që janë çift. Beqarët do kenë takime interesante.
Binjakët – Kur është fjala për dashurinë, prireni që të jeni shumë kokëfortë dhe krenarë. Ndoshta pikërisht për këtë arsye, gjatë javëve të fundit keni qenë të tensionuar në këtë fushë. Në punë pritet të merrni lajme të rëndësishme. financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm dhe do mund të kryeni edhe shpenzimet e nevojshme.
Gaforrja – Ka disa përgjegjësi të reja të cilat ju bëjnë nervoz, por jeni të gatshëm për gjithçka, vetëm që të arrini rezultate të mira profesionale. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet, pasi një e papritur e vogël, mund të pengojë disa nga projektet tuaja. Ditë e qetë për të dashuruarit, takime pa fund për beqarët.
Luani – Jeni në kërkim të shpërblimeve më të mëdha. Ka qenë një periudhë mjaft e ngarkuar dhe e ndjeni veten të lënë pas dore në dashuri. Shfrytëzojeni javën për të arritur objektivat tuaja. financat do arrini t’i mbani nën kontroll. Kujdes me shëndetin, do jeni disi pa fuqi.
Virgjëresha – Duhet të organizoheni mirë, pasi duhet të përballeni me detyra jo fortë të lehta dhe në një hark të ngushtë kohor. Kini besim tek vetja dhe mos u dorëzoni. Intuita nuk do i’u braktisë asnjëherë. Mbrëmja paraqitet harmonike. Beqarët do preferojnë të mbajnë statusin që kanë edhe për pak kohë.
Peshorja – Kjo është një periudhë shumë e mirë për të nisur bashkëpunime të reja, por vetëm nëse do të jeni në gjendje të ndiqni të gjithë udhëzimet e kolegëve tuaj. Jeni shumë krenarë dhe kjo shpesh krijon ndonjë tension. Pritet që gjatë kësaj dite të ketë takime interesante. ditë harmonike për çiftet.
Akrepi – Në dashuri ka ardhur momenti që të tregoni hapur ndjenjat tuaja. Lërini veprimet tuaja që të flasin hapur. Në punë do të keni rezultate të mira. Veç bëni kujdes që të mos i çoni dëm, pasi mund të jenë shumë të dobishme për të ardhmen. Shëndeti do jetë i mirë.
Shigjetari – Mundohuni që të mos ezauroheni shumë në punë, pasi në të kundërt rrezikoni që në mbrëmje të jeni të dërrmuar. Dashuria kërkon më shumë vëmendje dhe durim prej jush, kështu që bëni mirë që të riorganizoni më mirë angazhimet tuaja.
Bricjapi – Qysh në orët e para të mëngjesit do të ndiheni shumë të frymëzuar. Kështu që bëni mirë të përfitoni për të projektuar aktivitete të reja krijuese. Gjithsesi, në dashuri duhet të shmangni xhelozinë e tepruar, në mënyrë që të mos krijoni debate të kota. Financat do jenë të mira.
Ujori – Do të shpërbleheni mirë pas disa ditëve të mbushura me sakrifica për punën dhe familjen tuaj. Nga sot do të nisë një fazë më relaksuese e cila do ju lejojë që të keni më shumë kujdes edhe për lidhjen me partnerin/en. Beqarët do argëtohen pa fundme shoqërinë dhe nuk do e ndjejnë nevojën e një personi në krah.
Peshqit – Jeni gjithmonë shumë konkurrues kur bëhet fjalë për punën dhe kjo gjë shpjegon edhe pse jeni të gatshëm për gjithçka vetëm që të arrini objektivin tuaj. Në dashuri, mundohuni të shmangni dominimin dhe sjelljet komanduese, pasi mund të shkaktoni debate. Në planin financiar do përballeni me disa probleme të vogla, por kalimtare.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...