Dashi – Gjate kësaj dite zemra juaj do jete e qete. Partneri do iu qëndrojë pranë gjate gjithë kohës dhe do iu beje te ndiheni me se miri. Nga ana tjetër, ne mesdite mund t’iu përgatisë një surprize te këndshme. Takimet për beqaret nuk do mungojnë. Zgjidhni ju çfarë doni te bëni. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes me transaksionet qe mendoni te kryeni. Situata nuk është e qëndrueshme.
Demi – Për pjesën me te madhe te të dashuruarve nuk priten probleme sot. Do flisni hapur dhe nuk do e gënjeni për asgjë atë qe keni ne krah. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret do jene joshës dhe te vendosur ta bëjnë për vete personin qe do iu pëlqejë. Sektori i financave do jete i mbrojtur. Disa mund te marrin edhe një shume te madhe me para nga një person i afërt.
Binjakët – Do e keni shume te vështirë gjate kësaj dite t’iu rezistoni aventurave kalimtare edhe pse e dini se nga kjo mund ta humbni atë qe keni ne krah. Debatet me partnerin do jene te shumta. Beqaret nuk duhet ta privojnë veten nga disa momente kënaqësie edhe pse mund te mbarojnë shpejt. Financat do jene te mira. Përfitoni për te bere investimet qe keni menduar.
Gaforrja – Dite e bukur dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Do shpreheni hapur dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do kenë me shume besim tek vetja dhe do përfitojnë nga te gjitha ftesat qe do iu bëhen për te dale neper takime. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Me ne fund do arrini te hiqni disa lek mënjanë për te siguruar edhe te ardhmen.
Luani – Partneri me te drejte do iu kritikoje gjate kësaj dite për mungese te përgjegjësisë ne çift. Mundohuni te ndryshoni sa me shpejt sepse ka rrezik ta humbni atë. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do i marrin gjerat shume seriozisht qe herën e pare. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive dhe mos shpenzoni kuturu nëse nuk doni te ngeleni me xhepat bosh.
Virgjëresha – Harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do bëni shume lëshime ndaj atij qe keni ne krah dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret ka shume mundësi te kenë dashuri me shikim te pare. Mund te filloni edhe një lidhje serioze. Financat do jene përgjithësisht te qeta. Një familjar mund t’iu beje një dhurate e cila mund t’ua ndryshoje jetën.
Peshorja – Për çiftet do jete një dite e qete dhe pa asgjë te veçante. Mosmarrëveshje nuk do ketë, por mundohuni ta mbani pak zgjuar dëshirën seksuale. Beqaret do e kenë shume te lehte gjate kësaj dite te bien ne dashuri. Mundësitë do jene te shkëlqyera prandaj edhe dite do jete emocionuese. Ne planin financiar do jeni optimiste. Pa marre asnjë hua do arrini atje ku dëshironi.
Akrepi – Do debatoni me partnerin për një teme te caktuar gjate kësaj dite, por ne asnjë moment atmosfera nuk do elektrizohet. Shume shpejt do e gjeni një zgjidhje. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do kenë fat ne dashuri. Edhe pse mund te kënaqeshin me një aventura, ka gjasa te filloni një histori dashurie te vërtetë. Me financat do keni probleme kështu qe ulni shpenzimet.
Shigjetari – Beni çfarë te mundni gjate kësaj dite qe ta largoni rutinën nga jeta ne çift sepse po kaloi ende kohe do keni vështirësi. Venusi do iu ndihmoje, por jeni ju qe duhet te përpiqeni me tepër. Zemra e beqareve do rrahe me fort. Me ne fund do keni mundësi te mira për te krijuar lidhjen qe keni ëndërruar. Ne planin financiar mos u nxitoni për asgjë sepse do keni probleme.
Bricjapi – Duke u marre me çështjet profesionale do e lini shume pas dore jetën tuaj ne çift dhe kjo do e mërzite pa mase partnerin. Do bënit mire te flisnit sa me shpejt me te dhe t’ia sqaroni situatën. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do joshin gjate gjithë kohës. Ne planin financiar nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Beni atë qe mendoni sepse situata do jete e shkëlqyer.
Ujori – Bashkëpunim, sensualitet dhe pasion ne jetën tuaj ne çift. Pritet një dite shume e mire vetëm se duhet te bëni pak kujdes me impulsivitetin. Beqaret do kenë një dite te mrekullueshme dhe te mbushur me emocione. Përfitoni nga te gjitha ftesat qe do iu bëhen edhe pse mund te jene disa miq te vjetër. Financat do jene te paketa sot dhe do iu duhet te merrni disa para hua.
Peshqit – Dite pa probleme kjo e sotmja për sektorin e dashurisë ne çift. Do i lini pas vështirësitë qe keni pasur dhe do mendoni për një te ardhme te ndritur. Me dëshirë dhe vullnet mund t’ia dilni. Beqaret do mendojnë vetëm për emocionet e momentit dhe do i shfrytëzojnë te gjitha mundësitë për aventura kalimtare. Ne planin financiar duhet te bëni një riorganizim te situatës.
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...