Dashi – Nëse kohet e fundit keni pasur probleme te forta me partnerin tuaj, sot me shume gjase do arrini te flini me hapur me te dhe do i zgjidhni ato një nga një. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm qe ta ndryshojnë sa me pare statusin e tyre. Gjithçka do ju ece për mrekulli. Buxheti nuk ka për te qene ne gjendjen qe ju keni menduar, kështu qe shtyjini edhe për pak dite investimet qe keni menduar.
Demi – Do dini si te silleni ne çdo moment gjate kësaj dite dhe do e mbani shume pranë atë qe keni ne krah. Ne disa momente marrëdhënia mes jush do jete flakëruese. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë asgjë me shume sesa disa flirte kalimtare. Për dashuritë e mëdha do duhet te presin ende disa kohe. Ne planin financiar nuk do tregoheni aspak te kujdesshëm kështu qe gjendja ka rrezik te ketë probleme.
Binjakët – Mundohuni te jeni sa me realiste gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe mos e lavdëroni shume atë qe keni ne krah. Nëse nuk i ndiqni këto këshilla ka rrezik edhe te zhgënjeheni. Beqaret do kenë një dite te mërzitshme. Jo vetëm qe nuk do e gjejnë dot dashurinë, por dhe me miqtë nuk do kenë një marrëdhënie te kënaqshme. Ne planin financiar çdo shpenzim kryejeni me maturi dhe largpamëse.
Gaforrja – Mund te keni edhe debate te vogla ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por kjo nuk do te thotë te dëshpëroheni dhe te alarmoheni. Me durim e qetësi gjithçka mund te zgjidhet. Beqareve do ju pëlqejë tej mase dikush, por nuk do dine si t’ia shprehin ndjenjat. Miqtë do i ndihmoje goxha. Buxheti nuk do jete i keq, por duke shpenzuar kuturu shume shpejt gjendja juaj ka për te pasur probleme.
Luani – Do keni mosmarrëveshje te forta me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do pranoni për asnjë moment ta ulni hundën. As miqtë e ngushte nuk do ju bindin te ndryshoni sjellje. Beqaret do përjetojnë ndjenja te forta për një person dhe do ndihen me gati se kurrë për te hedhur hapa. Gjendja e financave ka për te pasur përmirësime te konsiderueshme. Mendoni për te bere edhe ndonjë investim.
Virgjëresha – Mundohuni te tregoheni sa me te matur me çdo fjale dhe me çdo gjest sot ne jetën tuaj ne çift sepse ne këtë mënyrë marrëdhënia me partnerin ka për te pasur përmirësime te jashtëzakonshme. Beqaret duhet te presin ende para se te hedhin hapa sepse sot nuk është dita e duhur. Sektori i financave do privilegjohet nga yjet dhe do ndiheni shume me te qete kur te shpenzoni.
Peshorja – Për te dashuruarit kjo e sotmja ka për te qene një dite mjaft e qete dhe pa problemin me te vogël. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi pafund. Beqaret do kenë plot takime, por asnjë nuk do e kaloje kufirin e një aventure kalimtare. Ne planin financiar yjet do sjellin fat me shumice. Kjo gjë do ju ndihmoje te bëni edhe investimet e menduara, por edhe te hiqni disa para mënjanë për te nesërmen.
Akrepi – Sot do jeni pozitive ju te dashuruarit dhe do ndiheni gati te bëni çdo gjë qe marrëdhënia me partnerin te ece ne rrugën e duhur. Toleranca dhe durimi do jene pikat tuaja me te forta. Beqaret do kenë një dite normale, me takime, por pa ndonjë rast për t’u veçuar. Buxhetin nëse e menaxhoni me përkujdes dhe maturi gjendja ka për te mbetur goxha e mire.
Shigjetari – Sot do ndodhe diçka e veçante për ju te dashuruarit dhe do përjetoni shpesh emocione te veçanta. Partneri do tregohen me i përkujdesur se kurrë dhe do ju mahnite. Beqaret gjithashtu do kenë një takim fantastik dhe nuk do mendohen dy here për te hedhur hapa. Shpenzimet kufizojini ne maksimum nëse nuk doni te keni tronditje te forta shume shpejt.
Bricjapi – Edhe kur t’iu dalin probleme ne jetën tuaj ne çift sot, do dini si t’i menaxhoni. Vërtet mund te thoni fjale te pamenduara, por shpejt do i kuptoni gabimet dhe do dini si te kërkoni falje. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë ne jetën sentimentale pasi për ta ende nuk ka ardhur koha për ndryshime. Ne planin financiar, nëse nuk tregoheni te arsyeshëm keni për te pasur tronditje.
Ujori – Për shkak te ambientit yjor, jeta juaj ne çift nuk do jete ashtu si ju do kishit dëshiruar. Qetësia qe mbizotëronte me pare do prishet dhe zënkat do jene te shpeshta. Beqaret do jene më me fat te dashuri dhe gjerat do ju ecin ashtu si ata kane dashur gjithmonë. Buxheti do mbetet delikat sepse as sot ka rrezik te mos merrni masat e duhura. Ndihmën e te afërmve nuk duhet te neglizhoni për asnjë arsye.
Peshqit – Për te dashuruarit kjo do jete një dite e mbushur me surpriza dhe emocione te njëpasnjëshme. Asgjë nuk do shkoje keq për ta, përkundrazi do sqarohen edhe disa hatërmbetje te vjetra. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe nuk do jene ende gati te hedhin hapa. Buxhetin do dini mire sesi ta menaxhoni ne çdo moment dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje ne këtë plan.
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...