Dashi
Gjatë pjesës së parë të ditës duhet të diskutoni për disa çështje praktike. Në rast se do t’ju duhet të ndërmerrni disa masa për gjendjen tuaj ekonomike apo edhe për të paguar disa fatura, atëherë veproni në mënyrë të menjëhershme. Mbrëmja do t’ju ndihmojë të përqendroheni në gjërat që ju sjellin gëzim.
Demi
Fjalët tuaja do të jenë me peshë gjatë mëngjesit të kësaj dite. Përfitoni nga situatat për të nënshkruar ndonjë kontratë me leverdi. Këshillohet të shprehni hapur mendimet tuaja pasi një gjë e tillë do të jetë e rëndësishme dhe vendimtare për ju.
Binjakët
Këshillohet që pjesën e parë të ditës ta kaloni në vetmi, pasi do t’ju duhet të mendoheni mirë për veprimet që do të realizoni në të ardhmen. Shikoni çdo gjë me objektivitet pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të fitoni terren dhe miq të rinj.
Gaforrja
Duhet të mësoni të përdorni me efikasitet komunikimin dhe çdo informacion që ju jepet. Pranoni idetë e të tjerëve dhe merrni vendime në grup. Në pjesën e parë të ditës do të haseni me disa vështirësi, të krijuara si pasojë e disa vendimeve të gabuara të marra në të kaluarën.
Luani
Duhet të zgjidhni orët e mëngjesit për tu fokusuar në problemet materiale. Sigurohuni se keni bërë gjithçka që keni mundur për të forcuar pozitën tuaj financiare dhe karrierën. Pjesa e dytë e ditës premton plane të reja si dhe ide krijuese.
Virgjëresha
Aftësia juaj për të menduar në mënyrë të qartë do të zbehet dalë ngadalë. Në orët e fundit të ditës nuk do të dini të dalloni se çfarë dëshironi në të vërtetë nga jeta. Mos u tregoni kokëfortë por pranoni këshillat që të tjerët ju japin për të zgjidhur disa situata.
Peshorja
Nisni ditën duke kryer disa punë analitike. Në mbrëmje mund të planifikoni një event publik apo diçka të veçantë. Mund ti jepni fund një marrëdhënieje e cila po ju sjell probleme dhe nuk ju bën të lumtur.
Akrepi
Nëse vini re se edhe gjatë mëngjesit të kësaj dite situata mes jush dhe partnerit është ende e tensionuar, bëni mirë të bisedoni rreth kësaj teme me të. Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme dhe duhet ti jepni prioritet, në rast se doni të keni një bashkëjetesë të këndshme. Mos refuzoni asnjë situatë që ju çon drejt komunikimit me të tjerët.
Shigjetari
Orët e para të mëngjesit do të zgjojnë dëshirën për të punuar sa më shumë në një projekt për të cilin jeni pregatitur prej kohësh. Nëse doni të përfitoni nga situatat, mos lini pas dore asnjë detaj, sado i vogël qoftë ai. Bëni kujdes me manipulimin e egos.
Bricjapi
Nëse prisni që gjatë kësaj dite të bëni një bisedë të rëndësishme me dikë, yjet këshillojnë të ngriheni herët në mëngjes dhe të mendoni me mendje të kthjellët çdo gjë të mirë dhe jo të mirë që do t’ju sjellë çdo fjalë që do të thoni. Në mbrëmje do të merrni disa vendime të rëndësishme, në mënyrë spontane.
Ujori
Do të jeni të druajtur për shkak të frikës nga disa situata që do të krijohen gjatë kësaj dite. Mbrëmja do t’ju japë sigurinë që nuk do të keni në orët e para të mëngjesit. Shpirti juaj krijues do të zgjohet, por njëkohësisht, kritikat ndaj vetes do të jenë të mëdha.
Peshqit
Humori juaj gjatë kësaj dite do të jetë i luhatshëm. Do të doni të përfitoni nga situata të ndryshme dhe në disa raste nuk do të rrini pa heshtur ndaj disa padrejtësive. Nëse keni ndonjë projekt të rëndësishëm për të realizuar, bëni mirë ta merrni me seriozitet.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij