Dashi
Gjatë kësaj dite nuk duhet të sforcoheni shumë për të pasur një jetë sentimentale të qëndrueshme dhe emocionuese. Gjithçka do shkojë për mrekulli falë ndikimit pozitiv të yjeve. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër dhe të shohin mirë rreth e rrotull tyre. Në planin financiar kënaquni me aq sa keni, mos kërkoni të pasuroheni shpejt.
Demi
Jeta sentimentale për ata që janë në një lidhje do shkojnë më së miri gjatë kësaj dite. Do i tregoni partnerit/es sa shumë e dashuroni me anë të fjalëve dhe gjesteve. Beqarët do preferojnë të që qëndrojnë me statusin që kanë. Financat do jenë të stabilizuara dhe madje kjo situatë do vazhdojë për një kohë të gjatë.
Binjakët
Do merrni lajme të reja gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Disa mund të pranohen tek puna ku kanë aplikuar, disa mund të mësojnë për ardhjen e një fëmije e disa të tjerë mund të marrin propozime serioze. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Në planin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa për ta përmirësuar situatën.
Gaforrja
Ndryshimet në jetën tuaj në çift do jenë rrënjësore sot. Do e largoni sa hap e mbyll sytë rutinën dhe do përjetoni kënaqësi pa fund. Beqarët do kenë thjesht tërheqje dhe flirte, asgjë më tepër sesa aq. Gjithsesi duhet thënë se dita do jetë pozitive. Në planin financiar duhet të merrni masa.
Luani
Do jeni më realistë gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar pa qenë të sigurta. Marrëdhënia me partnerin/en do ngrohet mjaft dhe në mbrëmje do jetë pasionante. Beqarët do pëlqejnë personin e gabuar. Mos mendoni të krijoni lidhje. Në planin financiar duhet të bëni pak me tepër ekonomi.
Virgjëresha
Ka rrezik që jeta juaj në çift të kalojë një krizë gjatë kësaj dite. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos merrni vendime të nxituara për të cilat do pendoheni shumë shpejt. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një personi në krah. Ekuilibri buxhetor do ketë disa tronditje të vogla. Mos e lëshoni veten.
Peshorja
Gjatë kësaj dite partneri/ja do ju tregojë disa të fshehta që deri më sot nuk kishte mundur dot t’ua shprehte. Kjo do ju afrojë edhe më tepër me njeri-tjetrin. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet. Beqarët do takojnë një peron interesant. Njiheni mirë atë para se të merrni vendime.
Akrepi
Do jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do bëni çfarë të jetë e mundur që marrëdhënia me partnerin/en të ecë më tej. Beqarët do e gjejnë princin e tyre të kaltër dhe do ndihen më fatlumet në botë. Në planin financiar çdo gjë do shkojë për mrekullp edhe pse do shpenzoni pak me tepër.
Shigjetari
Do kuptoheni mjaft mirë me partnerin/en tuaj sot, megjithatë marrëdhënia juaj nuk do jetë aq pasionante sa pritej. Mundohuni që nesër ta ndryshoni situatën duke menduar për ndonjë surprizë. Beqarët do dëshirojnë të bëjnë për vete një person, por kujdes se mund të zhgënjeheni. Në planin financiar do ju duhet të merrni disa masa strikte.
Bricjapi
Debatet dhe mosmarrëveshjet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Nuk do doni në asnjë çast ta toleroni partnerin/en dhe do kërkoni gjithmonë të dalë e juaja. Kujdes! Beqarët do vazhdojnë ende të jenë në kërkim, por pa shumë fat. Në planin financiar mos u dekurajoni sepse gjithçka mund të rregullohet.
Ujori
Ditë shumë e qetë dhe pa asgjë të jashtëzakonshme kjo e sotmja. Do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe do jetoni çdo moment si ta ndieni. Për beqarët ambienti do jetë më i favorshëm për takime impresionuese. Personat që do njihni do jenë të veçantë. Në planin financiar duhen shmangur operacionet e rrezikshme.
Peshqit
Do jeni shumë euforikë gjatë kësaj dite edhe nëse jeni në çift apo beqarë. Do e shihni gjithçka me më tepër optimizëm. Të dashuruarit do ndihen më të dëshiruar nga partneri/ja, ndërsa beqarët do kenë mundësi për të hedhur hapat e para drejt një lidhjeje. Edhe financat do jenë goxha të mira.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...