Dashi – Nëse doni qe gjerat ne jetën tuaj ne çift te ecin mire dhe te kenë akoma me shume përmirësime mundohuni qe sot te përkujdeseni me tepër për atë qe keni ne krah. Mos ngurroni te bëni edhe ndonjë surprize te këndshme. Beqaret me ne fund do ndihen me te çliruar dhe do ja shprehin ndjenjat dikujt. Financat nuk do jene te mira, por ne asnjë mënyrë mos kërkoni borxhe. Mundohuni t’ia dilni me aq sa do keni.
Demi – Jeta juaj ne çift do vazhdoje te jete e mbrojtur gjate kësaj dite. Do kaloni momente sensuale me partnerin dhe do e ndieni se ende ndjenjat për njeri-tjetrin janë te forta. Beqaret duhet t’i vene vetes fre dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te hedhin hapa për te cilat nesër mund te pendohen. Maturia është gjithmonë e mire. Ne planin financiar do vazhdoni te bëni gabime dhe gjendja do rendohet me tepër.
Binjakët – Yjet do favorizojnë qetësinë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin sot për te gjithë juve qe jeni ne një lidhje. Ju do jeni ata qe do hidhni hapat e pare edhe për ndonjë moment me romantik. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak do e presin dhe zemra do ju rrahe shume fort. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj duhet te tregoheni shume here me te kujdesshëm nga me pare.
Gaforrja – Dite e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe shume do ju kenë zili. Beqaret do takojnë shume persona, por me e mira është te qëndrojnë me pranë personave te shenjës se Peshqve dhe Peshores dhe duhet patjetër te shmangin ata te Akrepit dhe Bricjapit. Financat do jene goxha me te mira nga me pare.
Luani – Jeta ne çift ne tërësi do jete e qëndrueshme, përveç disa momenteve kur mund ta ngrini pak me shume zërin për gjera qe nuk do ju pëlqejnë. Beqaret me ne fund do i konkretizojnë ëndrrat e tyre dhe jeta do ju marre drejtimin qe kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar yjet do i keni ne anën tuaj. Mund ta provoni vetëm edhe me lojërat e fatit, por pa rrezikuar shume.
Virgjëresha – Asgjë nuk do ece mire sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do keni shpesh luhatje humori dhe do thoni gjera vërtet shume te gabuara. Beqaret me mire te mos tentojnë sot te joshin e te mundohen ta ndryshojnë statusin sepse do lëndohen shpejt. Buxheti gjithashtu do jete i trazuar, jo për fajin tuaj, por për shkak te vonesave me pagesat qe do ju bëhen. Tregohuni sa me strikte me shpenzimet.
Peshorja – Jeta juaj ne çift do konsolidohet tej mase sot. Si ju ashtu edhe partneri do kontribuoni njëkohësisht për te mirën e marrëdhënies qe keni ndërtuar. Beqaret vërtet do e gjejnë personin për te cilin do ju rrahe zemra fort, por shume persona do mundohen qe ne fillim t’ua prishin planet. Ata duhet te luftojnë fort me çdokënd. Ne planin financiar do dini çfarë hapash te hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Akrepi – Do e mbroni gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe për këtë do jeni gati te luftoni edhe me disa familjare. Beqaret nga ana tjetër kane për te pasur një dite shume here me te mire nga sa e kishin menduar. Nuk do ketë vetëm takime, por do fillojnë histori vërtet impresionuese. Financat do përkeqësohen goxha për shkak te pamaturisë qe ju do tregoni.
Shigjetari – Yjet do i keni gjithë kohës pranë sot dhe ato nuk do lejojnë qe t’iu ndodhin gjera te këqija ne jetën ne çift. Do kujdeseni ne çdo moment për mirëqenien e njeri-tjetrit. Beqaret do jene lozonjare, te ëmbël dhe te qete prandaj do marrin propozime pafund. Shpenzimet kryejini me maturi dhe përkujdes pasi vetëm kështu do arrini ta mbani gjendjen te qëndrueshme.
Bricjapi – Rrethanat do bëjnë qe te keni edhe debate me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Kjo do ju lëndojë shpirtërisht dhe shpesh do mbylleni ne vetvete e do qani. Hëna për fat te mire do favorizoje beqaret dhe do ju krijoje mundësi për te realizuar takime. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ketë ndikimin me te madh dhe do ju nxite t’i menaxhoni me kujdes dhe përpikëri ato. Nuk priten probleme.
Ujori – Dite shume qete dhe pa asgjë te jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Komunikimi i hapur do beje qe mes jush dhe partnerit te mos krijohen debate. Beqaret do përjetojnë një eksperience te jashtëzakonshme e cila do i beje te ndihen si mbi re. Nëse me financat tregoheni te pakujdesshëm e te pamatur do keni tronditje te forta shume shpejt.
Peshqit – Sot do i shprehni me lehtësisht ndjenjat ju qe jeni ne një lidhje dhe kjo gjë do nxite përmirësimin e marrëdhënies qe keni ndërtuar. Buzëqeshja do mbizotërojë ne çdo moment ne fytyrën tuaj. Beqaret nuk do mërziten aspak edhe pse nuk do e gjejnë shpirtin binjak. Miqtë do i ftojnë diku dhe do i argëtojnë. Gjendja financiare nuk do jete e shkëlqyer, por do keni mjaftueshëm para sa për t’ia dale mbanë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...