Motër dhe vëlla kanë qenë të pranishëm në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan. Rrëfimi nis nga Marinela, e cila tregon se nëna e tyre është martuar që në moshën 3-vjeçare dhe ka pasur një jetë plotë vështirësi dhe halle.
Ata kanë ardhur nga Greqia, për t’i thënë nënës së tyre një mesazh. Marinela, e cila është dhe vajza e madhe kërkoi që nëna e tyre, e cila kishte vuajtur shumë dhe tani po përballej me një sëmundje kancerogjene të mos hiqte dorë nga kurimi, pasi kishte shprehur dëshirë që të mos kurohej më.
Ndërsa Arturi i kërkoi nënës ta falte për të gjithë shqetësimet që i kishte shkaktuar për shumë vite, si dhe i dhuroi një unazë të cilën nëna e tij e kishte shitur kur ai ishte fejuar në mënyrë që të blinte rroba për nusen e djalit.
Marinela: Historia e mamit tim është shumë e dhimbshme, pasi ka vuajtur shumë. Ajo është fejuar që 3 vjeç. Një ditë teksa luante në një lartësi 3 metra, rrëzohet. Në ato momente kalon një zotëri dhe e pret mamin në krahë. Ndërkohë që gjyshja ime punonte shumë pranë dhe e shikon që një zotëri mbante në krahë vajzën e saj. Ajo shkon dhe e falënderon zotërinë dhe i thotë nuk di si t’ja u shpërblej dhe ai i kërkon që ajo të bëhet nusja e djalit të tij. Dhe ashtu ndodhi. Mami ishte tre vjeç, babi ishte 9 vjeç, kur familja i tha fjalën. Në moshën 17 vjeçare mami u fejua dhe më pas u martuan dhe sollën në jetë 6 fëmijë. Mami për shumë vite ka pasur probleme me shëndetin, më shumë ka ndenjur në spital sesa në shpi. Motra e vogël ishte 8- muajshe dhe unë 10 vjeçe, kujdesesha gjatë gjithë kohës.Mami kishte gur në tëmth, dhe u operua 3 herë dhe për fat të mirë e kaloi me sukses.
Pas disa vitesh unë dhe vëllezërit u martuam, ajo u diagnostikua më kancer në lëkurë. Kishte 7 vite që ajo kishte një puçërr të zakonshme, por në të vërtetë ajo kishte një sëmundje kancerogjene. Mami do të vuajë gjithë jetën nga kjo sëmundje, pasi ajo i shfaqet në pjesë të ndryshme të fytyrë. Unë dhe vëllezërit e mirë e kemi ndihmuar me shpenzimet. Mami im ka hequr dorë nga kurimi dhe sot kam ardhur që t’i them që të mos heqë dorë nga krimi, por të vijë.
Arturi djali i saj, kishte ardhur me një unazë, të cilën nëna e tij e kishte shitur vite më parë kur ai u fejua. Djali i ktheu unazën, dhe i kërkoi falje me lotë në sy. Në fund erdhën edhe mbesat e zonjës Sabire, të cilat e surprizuan me një buqetë me lule.
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë