GMB Akash, reporteri i njohur, bën gjithnjë bujë në rrjete sociale me historitë e veçanta që poston.
Postimi i tij më i fundit bën fjalë për një person të varfër dhe shumë punëtor i cili bëri një sakrificë të madhe për të bërë të mundur shkollimin e fëmijëve të tij, meqenëse ai vetë kurrë nuk mundi të shkonte.
Historia ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën.
Kjo është ajo që ky njeri kishte për të thënë:
Asnjëherë nuk ua tregova fëmijëve të mi se cila ishte puna ime e vërtetë. Unë kurrë nuk kam dashur që ata të ndihen të turpëruar për shkakun tim. Kur vajza ime më e vogël më pyeste se çfarë bëja, i tregoja me hezitim që isha thjesht punëtor.
Çdo ditë, para se të kthehesha në shtëpi, shkoja dhe lahesha në banjat publike në mënyrë që ata të mos ia kishin idenë për punën që bëja. Nuk doja gjë tjetër, vetëm t’i dërgoja vajzat e mia në shkollë, t’i edukoja.
Doja që ato të qëndronin para njerëzve me dinjitet. Unë kurrë nuk kam dashur që dikush t’i shihte me përbuzje apo me përçmim, ashtu siç kanë bërë me mua. Njerëzit gjithmonë më kanë vënë në siklet duke më bërë të ndihem i turpëruar.
Kam investuar çdo qindarkë të të ardhurave të mia për arsimimin e vajzave të mia. Kurrë nuk bleva një këmishë të re, por përdorja paratë për të blerë libra për shkollimin e vajzave.
Gjithçka kam kërkuar që ato të fitojnë për mua është respekti.
Unë isha një punëtor pastrimi.
Një ditë para datës së fundit të pranimit në kolegj të vajzës sime, nuk ia arrija dot të paguaja tarifën për t’u pranuar në kolegj. Nuk mund të punoja dot atë ditë.
Isha ulur pranë plehrave, duke u përpjekur fort që të fshihja lotët e mi. Të gjithë kolegët e mi më shikonin, por askush nuk erdhi të më fliste. Kisha dështuar dhe isha zemërthyer.
Nuk kisha asnjë ide se si të përballesha me vajzën time, e cila do të më pyeste për tarifat e pranimit sapo të kthehesha në shtëpi.
Unë kam lindur i varfër. Besoja se asgjë e mirë nuk mund t’i ndodhte një personi të varfër.
Pas punës, të gjithë kolegët e mi erdhën tek unë, m’u ulën pranë dhe më pyetën nëse i konsideroja si vëllezër. Para se të mund të përgjigjesha, ata më dorëzuan të ardhurat e tyre ditore.
Kur u përpoqa të refuzoja, ata mu kundërvunë duke më thënë: “Ne do të vdesim urie nëse është e nevojshme, por Vajza Jonë duhet të shkojë në kolegj”.
Nuk mund t’i kundërshtoja ata.
Atë ditë nuk bëra dush, u ktheva në shtëpinë time ashtu siç isha, si një punëtor pastrimi…
Vajza ime do të përfundojë shumë shpejt studimet në universitet. Tri prej vajzave nuk më lejojnë të shkoj më në punë. Njëra ka një punë me kohë të pjesshme dhe tri të tjerat shkollohen. Por shpesh ajo më dërgon në vendin ku kam punuar dikur.
Na bën të gjithëve bashkë dhe na shtron për të ngrënë, mua dhe të gjithë kolegëve të mi së bashku me mua.
Ata qeshin dhe e pyesin se përse i ushqen aq shpesh. Vajza ime u thotë:
Të gjithë ju ndenjët pa ngrënë për mua atë ditë, që unë të bëhem kjo që jam sot, lutuni për mua, që të mund t’ju ushqej çdo ditë, të gjithëve”.
Sot nuk ndihem sikur jam një njeri i varfër. Si mund të jetë i varfër dikush që ka fëmijë të tillë!”
Ky njeri bëri kaq shumë për vajzat e tij dhe mund të jetë një shembull për të gjithë ne. Ne ndonjëherë harrojmë shpejt se çfarë sakrifikojnë prindërit tanë në mënyrë që të mund të kemi një të ardhme më të mirë.
Shpresojmë që ata ta marrin mirënjohjen që meritojnë.
A ndiheni mirënjohës ndaj prindërve tuaj?/fol/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...