Pyetjes rreth moshës edhe mund të mos i përgjigjeni, por ndonjëherë mjafton t’ju shohin në fytyrë për të kuptuar se vitet kanë bërë punën e tyre dhe jo vetëm.
Mungesa e kujdesit për fytyrën, ekspozimi i vazhdueshëm në diell, përdorimi i kremërave me bazë kimike janë disa prej arsyeve që përshpektojnë dhe çojnë në shfaqjen e rudhave. E nëse makina e kohës dhe përjetësia nuk janë zbuluar akoma, Living ju me njeh dy maska 100% natyrale që ndalojnë veprimin e kohës dhe reduktojnë rudhat. E dini vallë kush është produkti që ka këtë efekt magjik në fytyrë ? Mjalti. Mjalti është një nga aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut.
Ai është prej shekujsh pjesë e rutinës së bukurisë për miliona gra në botë. I pasur me antioksidantë, aminoacide dhe vitamina dhe vlera të tjera ushqyese, ai është produkti ideal për të rregulluar pH-in e lëkurës, si dhe redukton efektin negativ të radikaleve të lira. Mjalti ka veti hidratuese dhe tonifikuese duke reduktuar në këtë mënyrë rudhat e fytyrës.
1.Maskë me mjaltë dhe miell bajamesh: Kombinimi i acideve yndyrore esenciale të miellit të bajameve me antioksidantët kryesorë që gjenden tek mjalti arrin të reduktojë dhe ngadalësojë shfaqjen e rudhave.
Përbërësit: 1 lugë gjelle me miell bajamejesh, 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 2lugë gjelle lëng limoni. Në një enë shtoni fillimisht miellin e bajameve dhe mjaltin. Më pas holloni pastën e trashë me lëng të shtrydhur limoni. Kjo maskë duhet aplikuar në fytyrë të pastër, kështu që hiqni make up-in dhe mbuloni gjithë fytyrën me masën e përftuar. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe masazhojeni me lëvizje rrethore, pasi stimuloni heqjen e qelizave të vdekura. Shpëlajeni në fund me ujë të vakët. Kjo maskë duhet përsëritur tre herë në javë.
2. Maskë me mjaltë dhe aspirina: Aspirina përmban një substancë të njohur si acid salik. Kur ky përbërës bashkohet me antioksidantët e mjaltit krijojnë një barrierë mbrojtëse për lëkurën, duke parandaluar shfaqjen e rudhave dhe duke zhbërë efektin oksidativ të rrezeve të diellit.
Përbërësit: 5 aspirina dhe 3 lugë gjelle mjaltë. Pasi keni shtypur aspirinat dhe i keni tashmë në trjatë pluhuri, duhet t’i bashkoni me mjaltin. Lani fytyrën dhe me ndihmën e gishtave masazhoni dhe hapni maskën në gjithë fytyrën. Mbajeni maskën në fytyrë për 30 minuta dhe në fund lajeni me ujë të bollshëm të ngrohtë. Do të ndieni ndryshimet e para brenda dy javësh dhe do të mbeteni super të kënaqura.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...