Rruajtja dhe depilimi nuk janë zgjidhjet më të mira për këtë problem, pasi ato ofrojnë vetëm rezultate afatshkurtra, dhe qimet e shëmtuara në mjekër, buzën e sipërme dhe faqet mund të jenë një makth i vërtetë.
Sidoqoftë, eliminimi i flokëve të fytyrës nuk është domosdoshmërish i dhimbshëm dhe torturues, pasi mund të merrni efekte të shkëlqyera në një mënyrë natyrale!
Këtu janë disa nga mënyrat më efektive natyrore për të hequr qafe qimet në fytyrë:
Shafran i Indisë: Shafrani i Indisë ka veti të fuqishme antiseptike dhe parandalon rritjen e flokëve të fytyrës. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të përzieni ujin dhe shafranin për të bërë një paste dhe të aplikoni pastën në zonat e prekura. Pastaj, lëreni të thahet, dhe më pas hiqeni së bashku me qimet me një peshqir të njomur në ujë të vakët.
Patatja dhe thjerrëzat: Kjo është një metodë e fuqishme për të hequr flokët e fytyrës. Thjesht vendosni një filxhan thjerrëzash të verdha në ujë brenda natës, dhe shtypini në mëngjes, për të bërë një paste. Pastaj, qëroni tre patate, oritini dhe pasi ti keni grirë merrini lëngun.
Përzieni lëngun e patates me pastën e thjerrëzës, shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe 4 lugë gjelle lëng limoni. Vazhdoni ti përzieni mirë dhe aplikoni pastën në zonat e prekura. Lëreni të veprojë për 20 minuta, dhe hiqeni kur thahet me gishta. /Living/
SHPËRNDAJE
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...