Google ADS

Hiqni qafe stresin me këtë fjalë magjike

00:43 | 2 Prill 2017
Trina Galanxhi

Kur një person ndjehet në ankth, njerëzit gjithmonë bëjnë të njejtin reagim, duke e detyruar vetën që të çlodhet.

Sipas një studimi të kryer nga profesoresha e biznesit në Universitetin e Harvardit, Alison Brooks, qetësia mund të jetë gjëja e fundit që largon stresin, transmeton portali arbresh.info.

Studiuesja ka theksuar se mënyra më e mirë për të larguar stresin është që këtë fenomen ta ktheni në diçka pozitive.

Duke pasur vështirësitë që ka një person kur kaplohet nga stresi, ajo e ka dhënë një mënyrë shumë të thjeshtë për të kaluar këtë gjendje.

Sipas saj mënyra më e mirë për të ‘vrarë’ stresin është që në vend të fjalës ‘Unë jam i shqetësuar’ të thoni fjalën ‘Unë jam i lumtur’.

Ajo e ka kryer këtë ekspriment me personat që marrin pjesë në karaoke, që flasin në publik dhe që përballen më vështirësitë e përditshme.

Njerëzit që e kanë provuar këtë lloj metode për largimin e stresit kanë theksuar se në fillim kanë qenë dyshues, por më pas kanë arritur të mposhtin atë pa asnjë lloj problemi.

Pra sa herë ndjeheni të stresuar mjafton të thoni fjalën magjike: “Unë jam i lumtur!”/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme