Me kalimin e viteve, edhe trupi ynë ndryshon. Fytyra është pjesa e parë e trupit e cila shfaq shenjat e vjetëve që kemi mbi supe. Rrudhat janë problemi më i madh për shumicën e grave gjithandej botës.
Shumë prej tyre harxhojnë shuma të mëdha të parave në kremëra të shtrenjta, e madje disa kanë edhe guximin të bëjnë ndërhyrje kirurgjike të cilat pos që kushtojnë shumë, kanë edhe rreziqe për shëndetin, transmeton Klan Kosova. Por a e dini në fakt se ekziston një krem që ju mund ta bëni në shtëpi dhe që largon rrudhat shumë shpejt? Ky krem përbëhet nga dy përbërës, limon dhe majdanoz.
ÇFARË JU DUHET?
1 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle të gjetheve të prera të majdanozit
200 ml ujë mineral
SI TA PËRGATISNI?
Zieni ujin në një tenxhere, dhe më pas shtoni edhe majdanozin e grirë dhe lëreni të vlojë edhe për 15 minuta, duke u kujdesur që temperatura të mos jetë shumë e lartë. Më pas këtë lëng lëreni të ftohet, e më pas shtoni edhe lëngun e limonit dhe përzieni mirë. Këtë lëng më pas vendoseni në një shishe ose enë qelqi dhe vendoseni në frigorifer. Këtë losion vendoseni në fytyrën tuaj çdo mëngjes dhe mbrëmje. Shumë shpejt, lëkura juaj do të jetë shumë më e butë, më e freskët dhe me më pak rrudha.
Sot mbahet mbledhja konstituive e Odës së Inxhinierëve të Ko...
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...