Hiqni qafe rrudhat me hudhër

00:42 | 17 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Rrudhat në fytyrë mbeten një problem i pashmangshëm. Mosha, por edhe gjenetika luan një peshë të madhe. Një ndërhyrje tek mjeku i lëkurës, apo ndërhyrje përmes bisturisë, janë disa nga teknikat më të shpeshta.

Një kurë e realizuar në kushtet e shtëpisë na çliron nga rrudhat e moshës. Një maskë me hudhër do të ishte idealja për të reduktuar rrudhat.

Për këtë na duhet hudhër, limon, ujë dhe një copë pambuku. Në fillim shtypni hudhrën derisa të keni një masë homogjene. Shtrydhni lëngun e gjysmë limoni dhe përziejeni me hudhrën. Shtoni disa pika uji dhe produktin e përftuar aplikojeni në të gjithë fytyrën tuaj, me ndihmën e një cope pambuku.

Përdoreni këtë maskë 3 herë në javë, ose më shumë, për të marrë rezultate të mira.  Edhe kjo masë ka çelësin e suksesit. Kjo maskë duhet të aplikohet vetëm gjatë natës, sepse gjatë ditës mund të shkaktojë efekte negative, për shkak të ekspozimit ndaj diellit. Pas saj, mos harroni të aplikoni krem dielli të nesërmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme