Sipas statistikave të publikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë Plastike Estetike, në vitin 2017, 17 milionë gra kërkuan Botox për të eliminuar rrudhat e tyre në fytyrë dhe qafë!
Edhe pse botoxi mund të jetë rruga më e lehtë, sidomos kur dikush është në gjëndje të mirë financiare për ta bërë këtë, ka shumë mënyra që mund ti bëni në shtëpi, të cilat nuk janë gjerësisht të njohura. Kryesisht sepse kërkojnë kohë, përkushtim dhe sakrificë. Por kur t’i provoni këto këshilla, jo vetëm që do të hiqni qafe lëkurën e rrudhur, por gjithashtu shëndeti juaj do të përmirësohet.
Limitoni konsumin e sheqerit: çdo ditë mësojmë një ndikim të keq që ka sheqeri në trupin tonë. Kur bëhët fjala për lëkurën tonë shkakton më shumë të këqija se sat ë mira. Ai pakëson kolagjenin që ndodhet në lëkurë dhe në këtë mënyrë plakja ndodh më shpejt se sa e kishit menduar.
Vaji I kokosit: në momentin që aplikohet hap poret e lëkurës dhe depërton në thellësi. Ai është më I miri për sa I përket hidratimit që është shumë I rëndësishëm për lëkurën tonë.
Shtoni ushqime që kanë veti antioksidante: fytyra jonë dëmtohet çdo ditë nga faktorë të jashtëm, dhe ushqimet antioksidantë janë një ndihmesë e madhe e cila vepron në brëndësi të trupit.
Vitamina A dhe karroteni: Bashkimi I të dyjave është mënyra perfekte për të riparuar rrudhat e para të moshës.
Ashtu si muskujt e këmbëve mund të reagojnë nga ushtrimet që bëni në palestër , muskujt e fytyrës i përgjigjen ushtrimeve po njësoj. Në çdo përdorim të kremrave, serumit, kremit të syve shoqëroheni me një masazh të lehtë në mënyrë që muskujt të vihen në lëvizje.
Ushtrimi I lugës: Ky ushtrim është I njohur për theksimin e mollzave në fytyrë, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe forcimin e muskujve. Me këto mënyra thuajini mirupafshim rrudhave në fytyrë!
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave