Nuk është vetëm gjendja e llogarisë bankare që të pasurit ndajnë nga klasa e mesme. Njerëzit e pasur dhe të suksesshëm kanë tendencë të mendojnë ndryshe.
“Të pasurohesh fillon me mënyrën se si e mendon të bësh para”, thotë Steve Siebold, milioneri që shkroi librin “Si mendojnë njerëzit e pasur”, transmeton portali arbresh.info
Pas shumë intervistave, ai zbuloi se nuk ishte mungesa e dëshirës që i mbajti larg njerëzit të pasurohen, por mungesa e besimit në aftësinë e tyre se mund t’ia dalin.
Në libër ai shtjelloi edhe disa nga hilet psikologjike që tregojnë se si mendojnë të pasurit.
Ata nuk ankohen se kanë mungesë parash edhe kur nuk kanë mjaftueshëm
Njerëzit e pasur nuk kanë frikë që të dhurojnë për të ardhmen e tyre. Nëse ata krijojnë një ide të shkëlqyeshme dhe nuk janë në gjendje të financojnë, ata kërkojnë edhe te të tjerët. Ata mendojnë mirë nëse ia vlen të investosh në diçka, prandaj edhe gjithnjë kërkojnë nga të tjerët që të investojnë në shuma të mëdha.
Kanë pritshmëri të mëdha
Përderisa klasa e mesme përcakton pritjet e tyre të financave në vlerë të ulët, të pasurit kanë pritshmëri të mëdha. “Ata nuk ëndërrojnë për pak”, shkruan ai, transmeton portali arbresh.info
“Sipas njerëzve të zgjuar në lashtësi, ju gjithmonë do të merrni atë që prisni, megjithatë shumë njerëz vendosin të kufizojnë pritjet, të pasurit tregojnë ambicie”, shton ai. “Kampionët nuk presin që gjërat të ndodhin, por bëjnë që ato të ndodhin”, thotë ai.
Ata i mendojnë paratë si lojë
Të pasurit e mendojnë biznesin si lojë, shkruan Siebold. “Kjo është arsyeja pse të pasurit vazhdojnë të shkojnë në punë dhe sa më shumë që të rrisin pritshmëritë, shumë më të emocionuar bëhen”, shtoi ai.
“Sa më shumë të emocionuar që të jenë ata, aq më shumë punojnë dhe aq më shumë kanë sukses”, thuhet në libër.
Ata i shohin paratë si gjë miqësore
Njerëzit e pasur i konsiderojnë paratë “një nga aleatët dhe miqtë e tyre më të mëdhenj”, shkruan Siebold.
Përderisa njerëzit besojnë se paraja mund të zgjidhë shumë probleme dhe mund të blejë paqen e mendjes, klasa e mesme i sheh paratë si e keqja e domosdoshme, që duhet të durohet si pjesë e jetës.
Ata nuk kanë frikë
“Tek të pasurit, frika nuk ekziston”, shkruan Siebold. “Në këtë nivel të mendimit, gjithçka duket e mundur”.
Për të operuar në këtë nivel, duhet të dilni nga zona e rehatisë dhe duhet të operoni në vazhdim.
Ata i thonë vetes se të pasurohesh është e natyrshme
Të pasurit besojnë se “suksesi, përmbushja dhe lumturia janë rendi natyror i jetesës”, shkruan Siebold. “Ky besim i vetëm i shtyn të mëdhenjtë të sillen në mënyra që garantojnë praktikisht suksesin e tyre.”
Përderisa klasa e mesme lufton për atë që prêt, të pasurit e bëjnë atë./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%