Një mënyrë efikase për arritjen e paqes shpirtërore është ushtrimi i përditshmen i heshtjes. Secili duhet të vendosë që për çdo ditë të kalojë të paktën pesëmbëdhjetë minuta në qetësi të plotë.
Shkoni vetëm në vendin më të qetë që u është i lejueshëm, uluni ose shtrihuni dhe lëshohuni në shkathtësitë e heshtjes. Mos flisni me askënd. Mos shkruani. Mos lexoni. Mendoni sa më pak. Lirojeni mendjen tuaj. Parafytyroni se truri juaj është në gjendje qetësimi, joaktiv. Kjo në të parë nuk do të jetë e lehtë , sepse mendimet jua lëvizin mendjen tuaj, mirëpo me ushtrime të vazhdueshme do ta përmirësoni këtë aftësi.
Paraqiteni mendjen tuaj si sipërfaqe të ujit, dhe atë sa më të qetësuar, pa asnjë valë. Kur ta arrini gjendjen e paqes më të madhe, filloni të dëgjoni tonet e fshehta të harmonisë, dhe të bukurisë së Zotit,nga të cilat është krijuar qetësia.
Amerikanët, për fat të keq, nuk e kanë këtë shprehi. Kjo është dëm, thotë Tomas Carlylw. Sipas tij “në qetësi gjërat e mëdha krijohen vetë”.
Kjo gjeneratë e amerikanëve lëshoi diçka për të cilën të parët tanë dinin dhe që ndikonte në formimin e personalitetit, qetësinë e maleve të mëdha dhe të fushave të pafundme.
Heshtja është shëruese, qetësuese, shprehi e shëndoshë. Starj Dejli thotë “Me sa di unë, ai që e di se sit a zbrazë heshtjen dhe e bën këtë, kurrë nuk është i sëmurë”. Sipas tij vështirësitë vijnë kur nuk arrijmë të harmonizojmë reaksionet emotive me lirimin.
Star Dejli e bie heshtjen në lidhje të ngushta me shërimin shpirtëror. Kjo ndjenjë se jemi të pushuar, e cila rrjedh nga zbrazja e qetësisë së plotë, është terapi me vlerën më të madhe. Në rrethanat e jetës bashkëkohore me tempo të shpejtuar, zbrazja e heshtjes siç e pranojnë të gjithë, nuk është aq e thjeshtë si në kohën e të parëve tanë.
Sot ka një numër të madh të aparateve që prodhojnë zhurmë. Për këto aparate të paret tanë as që dinin, kështu që ritmi i obligimeve tona ditore është përherë e më me ethe.
Në botën bashkëkohore hapësira tashmë është shkatërruar e ne dukshëm, përpiqemi ta shkatërrojmë edhe faktorin e kohës. Individit rrallë i jepet rasti të shëtisë maleve të dendura, të rrijë pranë detit, të meditojë në majë të bjeshkës ose në kuvertën e anijes e në mjedis të oqeanit. Kur të kemi përvoja të këtilla, mund të mbajmë pamjen e ndonjë vendi të qetë dhe ndjenjën e çastit të caktuar dhe të kthehemi në kujtimin se tërë këtë e përjetojmë në të njëjtën mënyrë sikurse të ishim me të vërtetë aty. Në të vërtetë, kur në kujtesë të ktheheni në këtë, mendja përpiqet të mënjanojë çdo gjë që ishte e pakëndshme në situatën e vërtetë. Vizita në kujtesë shpesh për ne është përvojë më e mirë sesa e vërteta, sepse mendja përpiqet ta riprodhojë vetëm bukurinë e pamjes së mbajtur mend.
Provoni të bartni sa më shumë mendime e sa më shumë përjetime të bukura, të mbushura me paqe në mendjen tuaj. Duhet të mësoheni se mënyra më e mirë për ta liruar mendjen tuaj është pikërisht të arrini që mendja e juaj është liruar. Kjo arrihet me ushtrime, duke aplikuar parime aq të thjeshta sikurse këto që u përmendën këtu. Mund të kërkoni nga mendja e juaj që t’jua kthejë cdo gjë që dëshironi , por mbajeni në mend se mund t’jua kthejë vetëm atë që u është dhënë më parë.Mendimet tuaja le të jenë të përshkuara me paqen që keni përjetuar ndonjëherë, me fjalë dhe me mendimet të qetësuara, dhe me siguri do ta ketë thesarin e përjetimeve që do t’jua kthejë paqen. Këtyre përjetimeve mund t’ju dorëzoheni për ta freskuar dhe për ta forcuar shpirtin tuaj. Ai do të jetë burim i madh i forcës.
Provoni që edhe nëse nuk keni peizazhe të këtilla në muret e kuzhinës, por mund t’i bëjmë në muret e kujtesës, këto pamje të përjetimeve më të bukura në jetë. Kaloni kohën në mendime, në të cilat ju çojnë këto pamje. Pa marrë parasysh se sa jeni të zënë dhe se çfarë përgjegjësisë ju ngarkojnë,kjo procedurë e thjeshtë, por unike, që është dëshmuar e suksesshme në shumë raste mund të veprojë me efikasitet në ju.
Kjo është rrugë e qetësimit shpirtëror, të cilën është krejt lehtë ta ushtrosh./Unik.al
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...