Hera e parë që bëni seks? Duhet të dini se ky moment i rëndësishëm i jetës është i rrethuar plot me mite dhe të vërteta.
Më poshtë janë disa shpjegime nëse këto mite qëndrojnë apo jo:
-A të dhemb? Është e mundur, por në përgjithësi nuk ndodh. Shumica nuk ndjejnë dhembje.
-A kalon në orgazmë? Orgazma nuk duhet të jetë qëllimi i vetëm. Që ta ndjeni së bashku, edhe ekstaza mjafton.
-A quhesh i rritur pasi bën seks? Në kuptimin e fjalës, por nuk do thotë se je rritur automatikisht pse ke bërë seks.
-Me kë duhet ta bëjmë? Hera e parë nuk harrohet kurrë, por nuk është e thënë që të jetë gjithmonë dashuria më e madhe e jetës. Ajo mund të vijë më vonë.
-A do zgjasë? Shumica dërrmuese e meshkujve të virgjër kalojnë shumë shpejt në derdhje. Është normale. Nuk është kaq perfekte.
-Sa më i madh penisi, aq më i mirë seksi? Është një mit që akoma nuk ka gjetur një përgjigje përfundimtare nga shkenca. Pranohet se seksi i mirë nuk vjen për shkak të madhësisë ose formës së penisit.
-Po nëse dështon? Thuhet shpesh se nëse dështon herën e parë, nuk do jesh kurrë i mirë në krevat. Idiotësi! Mjeshtër bëhesh duke u ushtuar.
Provojeni sërish.
-A duhet të jetë e paharrueshme? Sigurisht, por do ketë shumë herë të tjera.
Keni fjalën tonë!…
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...