Martesa është një ndër vendimet më të rëndësishme ne jetën e një çifti të ri, por ajo që gëzon dhe bashkon të gjithë miqtë e familjarët në një festë të përbashkët është padiskutim dasma.
Vitet e fundit dasmaat shqiptare kanë ndryshuar tërësisht mënyrën e të konceptuarit. Shumë çifte vendosin që t’ia besojnë një agjencie martesore organizmin e saj, të tjerë u besojnë shijeve personale. Gjithashtu vihet re një gërshetim i dasmës tradicionale me elementë sa klasikë e modernë.
Një ndër traditat më të këndshme të dasmave këto 25 vitet e fundit është hedhja e buqetës së nuses. Lajm i mirë për të gjitha beqaret apo jo? Por cili është historiku i kësaj tradite dhe cili është kuptimi i saj.
Hedhja e buqetës së nuses është një traditë e vjetër arabe, e cila i ka rrënjë në një besim pagan të trashëguar brez pas brezi. Arabët e lashtë zbukuronin nusen me lule të bardha portokalli të cilat nënkuptonin mbarësi, jetëgjatësi, dashuri dhe fertilitet.
Nusja shihej si një ”objekt” fati dhe ishte shenjë mbarësie të prekje apo të ruaje diçka nga ajo, për këtë arsye arabët kaluan nga zbukurimi me lule portokalli në dhurimin e një buqete me lule të bardha portokalli. Nusja duhet ta hidhte këtë buqetë tek pragu i shtëpisë. Më pas, kjo traditë u adoptua nga të krishterët të cilët e hedhin buqetën në fund të ceremonisë fetare.
Duke qenë se shumë çifte nuk praktikojnë dasmën fetare, shumë nuse të reja e hedhin buqetën në fund të ceremonisë ose në momentin që u duekt atyre i volitshëm. Buqeta duhet dhuruar gjithmonë nga bashkëshorti, si dhurata e fundit e të qenit beqar, më pas preket nga një vogëlushe dhe kalon nga nusja drejt një vajze beqare.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...