Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, ka komentuar lëvizjet e fundit të ish bashkëpartiakëve të saj, që lanë Vetëvendosjen për t’iu bashkuar Partisë Socialdemokrate të Kaqusha Jasharit.
“Tani po e kuptojë se ata paskan shkuar për pozita. Por nëse ka qenë kështu, Shpend Ahmeti ka mundur të konkurrojë për kryetar të Vetëvendosjes kundër Albin Kurtit, edhe Dardan Sejdiu ka mundur të garojë për pozitën e shefit të Grupit Parlamentar kundër Glauk Konjufcës”, ka thënë Haxhiu, në Interaktiv të KTV-së.
Ka folur edhe pse nuk themeluan parti të re, por iu bashkuan një partie ekzistuese.
“Si duket nuk janë shumë të guximshëm për të krijuar një subjekt të ri politik, e kanë shkuar te Kaqusha Jashari, te një subjekt i konsumuar politik”, ka thënë Haxhiu.
Ka shprehur bindjen se moralisht, ata do duhej të linin mandatet e deputetëve.
“Në momentin që kanë lënë subjektin me të cilin janë zgjedhur dhe kanë shkuar në një parti tjetër, të paktën moralisht është dashur që t’i lënë mandatet që i kanë fituar si deputetë të një subjekti tjetër politik”, ka thënë ajo, duke shtuar në fund se kjo duhet të jetë arsyeja pse subjekti që tash udhëhiqet nga Shpend Ahmeti nuk po i do zgjedhjet./Koha.net/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës