Google ADS

Harta e dhimbjeve të stomakut, zbuloni ç’probleme keni në varësi të pikës ku nis dhimbja

09:55 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Shumica prej nesh vuan nga dhimbja e stomakut, shpeshherë pa kuptuar shkakun prej nga vjen ajo. Ky artikull do të ju shërbejë si një udhëzues i vogël për të kuptuar se nga vijnë dhimbjet. Por për të qenë të sigurt duhet edhe të konsultoheni me një specialist.

Zona1: Në këtë pjesë që gjendet poshtë brinjëve të krahut të djathtë gjendet fshikëza e tëmthit (mund të jetë një gurë në tëmth) dhe pankreasi.

Zona 2: Kjo zonë gjendet në hyrje të stomakut kështu nëse ndieni dhimbje këtu mund të bëhet fjalë për refluks gastroezofageal, gur tëmthi ose mostretje.

Zona 3: Gjendet poshtë brinjëve, në krah të majtë, dhimbja në kët ëzonë mund të jetë tregues i një inflamacioni të duodenum apo ulçër.

Zona 4: Poshtë legenit, në pjesën e djathtë të trupit, dhimbja mund të shkaktohet nga një inflamacion i zorrës së trashë, për shembull nga koliti. Nëse dhimbja prek edhe pjesën e pasme mund të bëhet fjalë për një probleme lombare.

Zona 5: Në këtë pjesë, përveç kërthizës gjendet edhe pankreasi. Nuk mund të përjashtohen fakti se dhimbja mund të vijë nga organet që lidhen me to, kështu dhimbja mund të tregojë se vuan nga ulcera në stomak.

Zona 6: Sipër legenit, në krahun e majtë, një dhimbje në këtë zonë mund të jetë treguesi i një inflamacioni të zorrës së madhe ose të divertikolit, shkruan Shije.

Zona 7: Në këtë zonë gjendet kocka e legenit dhe artikulacioni koskofemoral (i ankës): dhimbja mund të vijë nga veshka e djathtë. Ndërsa tek gratë mund të bëhet fjalë për ndonjë problem ovarian.

Zona 8: Sipër kockës pubike, poshtë kërthizës, nëse dhimbja ndjehet edhe në pjesën e pasme (shpine) mund të bëhet fjalë për një problem lombar. Nëse dhimbja është prezente vetëm në pjesën e përparme të trupit, me shumë gjasa bëhet fjalë për kolit (inflamacion i zorrës së trashë).

Zona 9: Mbi kockën e legenit, në krahun e majtë, nëse je grua mund të bëhet fjalë për probleme me vezoren e majtë. Nëse dhimbja arrin pjesën e poshtme të trupit apo këmbët mund të bëhet fjalë për gurë në veshka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme