Harresa është një dukuri që përfshin shumicën nga ne. Kur përballemi me një fenomen të tillë ne fajin ja hedhim shpesh faktit se mund të ndërpritemi nga dikush në momentin që po mendojmë të themi diçka.
Një studim i fundit tregon se çfarë është kjo dukuri.
A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndërpriteni në mes të një bisede nga një telefonatë e papritur? E keni harruar atë se çfarë donit të thoshit? Një studim mbi aktivitetin elektrik të trurit i publikuar në Nature Communications mund të shpjegojë tashmë pse ndodh kjo gjë.
Origjina e përbashkët
Sipas Adam Aron nga Universiteti i Kalifornisë së San Diego, ai që e ndërpret fluksin e mendimeve është i njëjti mekanizëm që bllokon në mënyrë të befasishme lëvizjet tona kur për shembull kur dalim nga ashensori dhe përballë gjejmë dikë tjetër që pret shumë pranë derës. Përgjegjësi kryesor i atyre ndërprerjeve të papritura të veprimeve motorike është ndoshta edhe nga anulimi i papritur i rrjedhës së mendimeve – është bërthama subtalamike, një formacion i vogël neuronesh që gjendet diencephalon, një pjesë e trurit njerëzor në qendër të kafkës.
Një test kujtese
Përgjatë studimit të tyre, Aron dhe kolegët e tij kanë mbikëqyrur 20 vullnetarë të shëndetshëm dhe 7 të sëmurë nga parkinsoni duke i caktuar një detyrë kujtese: të mbanin në mendje një varg karakteresh. Interesi për parkinsonin nuk është rastësor. Në fakt, mund të ndodhë që flukset e mendimeve të atyre që vuajnë janë veçanërisht të qëndrueshëm dhe vështirë për t’u shpërbërë; hipoteza është që, të njëjtat struktura cerebrale që kryejnë një superpunë për të bllokuar dridhjet tipike të sëmundjes, i bëjnë pacientët edhe super të mbrojtur dhe këmbëngulës në mendimet e tyre.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...