Google ADS

Harrojini brisqet: Kjo është metoda efikase për largimin e qimeve nga këmbët

13:11 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info
Ndonëse nuk paraqesin ndonjë rrezik për shëndetin, qimet e padëshiruara mund të jenë të parehatshme.

Pabarazitë hormonale, menstruacionet e parregullta, medikamente të caktuara dhe ndryshimet hormonale pas shtatzënisë, të gjitha mund të shkaktojnë qime të padëshiruara tek gratë, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu plakja duket se sjell edhe më shumë qime të padëshiruara.

Por para se të shpenzoni para të shumta për trajtime si heqja e qimeve me lazer, depilimet e përhershme, elektrolizat, etj, ka shumë mjete shtëpiake që duhet të provoni së pari.

Një ndër to është edhe metoda e depilimit me sheqer dylli. Për ta aplikuar atë, ju do të duhet vetëm disa përbërës në kuzhinën tuaj.

Përbërësit

  • 1 filxhan sheqer të grimcuar
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë gjelle lëng limoni

Instruksionet

  • Kombinoni sheqerin, ujin dhe lëngun e limonit në një tenxhere
  • Nxejeni në temperaturë prej 125 gradë Celcius dhe përzini përbërësit deri sa të formohet pasta.
  • Përdorni një shkop artizanal për të përhapur dyllin me sheqer mbi zonën ku dëshironi të hiqni qimet, Pastaj shtypni me forcë një shirit të pastër pëlhure mbi dylli sheqer.
  • Lejeni për disa sekonda në mënyrë që dylli të fortësohet. Pastaj mbajeni lëkurën tuaj të tendosur dhe shpejt tërheqni rripin e pëlhurës në drejtimin e kundërt të rritjes së qimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme