Nëse deri më sot keni menduar se konsumimi i ujit është e vetmja zgjidhje për të qëndruar të hidratuar, po ju themi se e keni gabim. Ndoshta po mendoni se në vend të parë janë pijet sportive, për shkak të marketingut që ju bëhet, por jo, as ato. Besojeni ose jo, uji dhe pijet sportive qëndrojnë përkatësisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë në listën e pijeve më hidratuese.
Sipas studimeve të fundit, më hidratuese se çdo pije tjetër është qumështi i skremuar. Kjo për shkak se ai përmban laktozë qumështi, sodium, si dhe proteina e yndyrna, të cilat zvogëlojnë nevojën për të urinuar duke na mbajtur të hidratuar për shumë kohë.
Kështu që tani e dini zgjidhjen, kur të ndiheni të etur, ose kur të ndjeni se keni nevojë të hidratoheni, qumështi i skremuar është zgjidhja.
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...