Të gjithë jemi kuriozë të dimë se si hahet në familjen Mbretërore.
Prince Charles, djali i Mbretëreshës Elizabeth II, ka zbuluar recetën e tij të preferuar të mëngjesit, e cila është e thjeshtë, transmeton portal abresh.info
Vezë të skuqura me djath anglez, ky është mëngjesi i tij i rpeferuar, i cili u publikua edhe në profiling zyrtar të mediave sociale të Clarence Hous, i cili zyrtarisht i përket Princit Charles dhe gruas së tij Camilla, Dukeshës së Cornëall.
Arsyeja e bërjes publike të recetës së Princ Charles ishte për hir të një festvali që i kushtohej djathit anglez, prodhuesit e të cilës u prekën veçanërisht nga pandemia e koronavirusit.
“Një nga gjërat që padyshim na sjell kënaqësi është edhe ushqimi i mirë. Prandaj, është shumë shqetësuese që për shkak të pandemisë, një nga gëzimet tona të rrezikohet dhe ai është djathi anglez”, tha Charles.
Mëngjesi i tij i preferuar kërkon dy lloje të djathit anglez, të butë dhe të fortë, salcë kosi, vezë, spinaq, domatina dhe borzilok të freskët.
Tavë e lyer me gjalpë duhet të mbulohet me gjethe spinaqi, dhe të lërë një rreth të vogël në mes. Pastaj shtoni domatinat e prera në katër pjesë dhe spërkatni me djathin e butë. Shtoni borzilokun, kripën dhe piperin.
Në mes të tas, copëtoni dy vezë, derdhni salcë kosi mbi të dhe grijeni djathin mbi të. Piqeni në furrë të parangrohur në 180 gradë për tetë deri në dhjetë minuta dhe mëngjesi është gati./arbresh.info/
https://twitter.com/ClarenceHouse/status/1259468807451656193
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...
IKSHPK: Shtohen rastet e gripit, vaksinohuni