Hani shëndetshëm pa hequr dorë nga sheqeri

13:00 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Dietat pa sheqer inkurajojnë njerëzit që të shmangin sheqerin e tryezës(sukrozën), mjaltën, miellin e rafinuar, pijet joalkoolike dhe disa fruta si banania.

Studiuesit me të drejtë theksojnë se konsumi i tepërt i sheqerit mund të çojë në mbipeshë dhe për këtë arsye rrit rrezikun për sëmundjen e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.

Por studimet thonë se nuk keni nevojë të lini sheqerin që të keni ngrënie të shëndetshme.

Ndalimi i sheqerit nuk ka gjasa të përmirësojë shëndetin tuaj më shumë, se sa të zvogëloni ushqimet e përpunuara, të konsumohen më shumë perime dhe të kufizoni sa sheqer shtesë ju konsumoni.

Në të mirë, dieta pa sheqer është konfuze dhe imponon kujdes të shtuar të rregullave që nuk bazohen në dëshmi shkencore. Në rastin më të keq, një dietë e tillë kufizuese mund të krijojë frikë ushqimi ose një marrëdhënie jo të shëndetshme me ushqimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme