Të konsumosh makarona të bën të lumtur, të ndihmon të flesh dhe ndihmon në dobësim. Mjaft më me mitet falso mbi makaronat, nuk është e vërtetë që nuk mund të konsumohen në darkë, dhe pse vallë të privohemi nga një karbonara e shijshme? Ato stimulojnë tiroiden dhe i bëjnë mirë edhe humorit.
Lajmi i mirë vjen në ditën botërore të makaronave që mbahet me 25 tetor (nesër), nga endokrinologia dhe nutrizionistja Serena Missori.
Sipas dietologes është mirë te përdoret makarona e grurit të fortë. Dhe më mirë akoma ato me indeks glicemik (sheqeri) të ulët, pasi janë të përshtatshme për diabetikët dhe ata të cilët duan të humbasin peshë.
Bëni kujdes, makaronat nuk duhet të jenë zier shumë. Ato duhet të jenë patjetër al dente sepse janë më të shijshmë dhe kanë nivel glicemik (sheqeri) të ulët.
Gjithashtu këshillohet një makaronë e mirë, e tiganisur me vaj ulliri extra të virgjër dhe erëza, por ndonjëherë t’i lejojmë vetes edhe një karbonara me vezë dhe pançetë, për të shtuar dhe pak proteinë.
Makaronat mund të konsumohen edhe në darkë, sidomos nësë jemi të stresuar, nëse vuajmë nga pagjumësia, nëse jemi në menopauzë apo nëse vuajmë nga sindroma pre mestruale.
Kjo sepse makaronat ndihmojnë në sintezën e serotoninës dhe melatoninës duke bërë që të thithet më mirë triptofani (aminoacid që përdoret për biosintezën e proteinave) dhe në këtë mënyrë ndihmon në relaksim dhe favorizon gjumin.
Nëse relaksohemi reduktohen hormonet e stresit, ndër të cilët kortizoni, që favorizon shtimin në peshë./gsh/
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...