Një palë vathë të rralla, me diamante me ngjyrë, që do të dalin në ankand në “sotheby” bashkë me një diamant në formë zemre që do të jetë nën cekic në shtëpinë tjetër të ankandeve, Christis, u prezantuan në Gjenevë, shoqëruar edhe nga të tjerë gurë të çmuar me vlerë miliona dollarëshe.
Dy diamantet e rrallë, pink dhe blu, pritet të shiten mes 50 dhe 70 milionë dollarë e sipas zyrtarëve, Apollo dhe Artemis, siç janë quajtur gurët, janë më të çmuarit që kanë dalë ndonjëherë në ankand. Ata do t’i ofrohen blerësve ndarazi në Gjenevë.
“Të parë veçmai, secili prej këtyre gurëve është i jashtëzakonshëm dhe një shembull perfekt i kategorisë së tyre. Së bashku, ata janë absolutisht të mrekullueshëm”, thotë zyrtarët.
Apollo blu, 14.54 karatësh, vlerësohet të ketë një çmim fillestar prej 38 deri në 50 milionë dollarë, ndërsa Artemisa rosë, 16 karatësh, vlerësohet nga 12.5 deri në 18 milionë dollarë.
Shtëpia e ankandeve “sotheby’s” ka prezantuar po ashtu edhe orën më të ndërlikuar të Patek Filips, Calibre 89, që vlerësohet se kushton nga 6.4 deri në 9.9 milionë dollarë.
Me 33 komplikime, ora mekanike është jashtëzakonisht komplekse dhe do të jetë objekti më i spikatur i ankandit të orëve të rëndësishme. Ndërkohë, më 17 maj, kristis do të mbajë ankandin e saj, ky ylli do të jetë padiskutim varësja me diamant 92 karatësh në formë zemre që pritet të shitet më shumë se 20 milionë dollarë.
Po ashtu do të jetë i disponueshëm për të apasionuarit edhe një rubin burmez 15.03 karatësh dhe një unazë me diamant që mund të shiten në mbi 15 milionë dollarë.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...