Një grua e njohur si Dani Houston tregon se si heq rërën nga lëkura e fëmijëve.
Ajo pretendon se nuk shkon kurrë në plazh pa dy gjëra që e ndihmojnë të heqë edhe rërën ngjitëse.
“Nuk e di nëse e njihni ndjenjën e rërës së lagur dhe përpjekjes për ta hequr atë nga lëkura juaj, por dhemb pak. Ky është një nga truket më të mira për ato situata”, tha ajo në një video që postoi në TikTok.
@daniellehouston_ Try this next time you go to the beach! #momlife #beachhacks #beachwithkids #travelingwithkids #summerhacks #momof3 #momsoftiktok #kidssummeractivity #beachmusthaves #summermusthaves #summerfavorites ♬ original sound – dani houston | mom life+finds
Më pas ajo mori një çorape të zakonshme dhe e mbushi me pudër; e lidhi çorapen në nyjë dhe më pas fshiu rërën nga këmbët e fëmijës së saj.
“Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni nëse rëra ju ngjitet në trup. Sapo të aplikoni pluhurin dhe ta lini të thahet pak, rëra do të rrëshqasë lehtësisht nga lëkura”, shtoi ajo.
Ndërsa disa mendojnë se ideja është e mrekullueshme, të tjerë e konsiderojnë të panevojshme.
“Këtë këshillë e gjeta disa vite më parë, është gjeniale dhe me të vërtetë funksionon”, tha një përdoruese.
“Mami e ka bërë që e vogël, është një gjë e mrekullueshme”, shtoi një tjetër.
“Çfarë humbje parash! Ti po kontribuon vetëm në ndotje. Ka ujë për gjëra të tilla”, tha një përdoruese tjetër. /Telegrafi/
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...