Një grua transgjinore është bërë e para në botë që ka ushqyer me qumësht gjiri fëmijën e saj, pavarësisht se nuk e ka lindur e as nuk ka kaluar në ndonjë proces kirurgjik.
Gruaja 30-vjeçare, e cila nuk është identifikuar, u tha mjekëve në Qendrën e Mjekësisë Transgjinore dhe Kirurgjisë së Mt Sinai se partneri i saj ishte shtatzënë por nuk dëshironte ta ushqehente me gji dhe tentoi vet dicka të tillë.
Deri në kohën e lindjes së fëmijës, pacienti prodhonte qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer vetëm gjashtë javë, pastaj vazhdoi ushqyerjen me gji së bashku me burimet e tjera ushqimore për gjashtë muaj.
Në mënyrë unike, ajo nuk kishte pasur asnjë operacion gjinor si një shtim të gjirit ose një vaginoplast për të ndërtuar një vaginë ose vulvë, e cila mund të ndryshojë nivelet e hormonit të një personi dhe në teori të ndikojë në aftësinë për të ushqyer me gji, njofton Klan Kosova.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...