Google ADS

Gruaja që vuan nga epshi i përhershëm seksual

23:58 | 13 Gusht 2017
Arbresh.info

Amanda McLaughlin, 23 vjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vuan që dhjetë vjet nga PGAD (Persistent Genital Arousal Disorder) e që bën që ajo të ndjejë epsh seksual gjatë gjithë kohës.

Kjo sëmundje po ashtu i shkakton dhimbje në këmbë dhe komblik që është aq e madhe sa që ia pamundëson që të punojë, dhe ajo rrallë herë largohet nga shtëpia.

Ajo tani ka folur për gjendjen e saj për një dokumentar të BBC-së, “Three’s Living Differently”.

“Nuk është argëtuese të ndjesh nxitje gjatë gjithë kohës”, tha McLaughlin.

“Ndjehesh sikur je gati të pësosh orgazmë dhe pastaj kurrë nuk largohet”, shtoi ajo.

Simptomat e PGAD-së asaj i ishin shfaqur kur i kishte pasur vetëm 13 vjet, por ishte diagnostifikuar tek pas gjashtë vjetësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme