Një grua që ngjan në kukullën Barbie, e divorcuar më shumë se 4 herë dhe e cila ka shpenzuar rreth 120 mijë dollarë në kukullën e saj të preferuar, e pranon se ajo nuk ka miq.
Tatiana ‘Tanya’ Tuzova, 32 vjeç, nga Rusia, tashmë ka një koleksion prej 1.520 kukulla Barbie dhe dëshiron të ketë edhe qindra të tjera, transmeton portali arbresh.info
Ajo gjithashtu ka në plan të ndryshojë mbiemrin e saj në Barbie dhe dëshiron që të vishet vetëm në ngjyrë rozë.
Duke e mohuar se është e fiksuar pas kukullave, ajo tregon koleksionin e saj Barbie dhe për të herë të parë e pranon se bën një jetë të vetmuar.
“Unë nuk kam miq”, thotë ajo, përderisa shton se nuk do të dëshironte që të ketë njerëz rreth vetes, në mënyrë “që askush të mos ndikojë në botën e saj”.
E gjithë jeta e saj është e rrethuar nga mënyra e jetës që ajo ka zgjedhur.
Ajo ka theksuar se për të jetuar shkruan këngë, bën koncerte, prodhon rroba për fëmijë dhe jep me qira studion fotografike.
Rusja pranon se ka bërë operacion plastik pas lindjes së djalit, ndërsa thekson se “operacioni ishte i detyrueshëm, ngase gjinjët i ishin varur”.
Ajo ka shprehur zgjënjimin e saj te njerëzit, të cilët sipas saj më shumë interesonte për gjëra sipërfaqësore, sesa për botën e saj të mbrendshme.
Tanya beson se është unike, prandaj edhe kërkon që të tjetër ta shohin si të tillë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...