Kane Tanaka nga Japonia, 118 vjeç, e cila zyrtarisht është personi më i vjetër në botë, nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së transferimit të pishtarit olimpik për shkak të pandemisë.
Në vitin 2019 zyrtarisht ajo u shpall personi më i vjetër në botë në një ceremoni në shtëpinë e të moshuarve ku ajo jeton në Fukuoka, në prani të anëtarëve të familjes dhe kryetarit të qytetit në Japoninë Jugperëndimore. Në atë kohë ajo ishte 116 vjeç, transmeton portali arbresh.info
Tanaka lindi më 2 janar 1903, dhe ishte e fëmija i tetë. Ajo u martua me Hideo Tanaka në vitin 1922, me të cilin kishte katër fëmijë dhe një të birësuar.
Tanak ngrihet para orës 6 çdo mëngjes dhe i pëlqen të zgjidhë detyra të matematikës.
Japonezët janë të njohur për jetëgjatësinë e tyre dhe dominojnë listën e njerëzve më të vjetër në botë. Megjithëse mosha moderne dhe ndryshimet në dietë kanë çuar në një rritje të numrit të personave obezë, në Japoni mbipesha është dukuri e rrallë për shkak të traditës së kuzhinës, e bazohet në peshk, oriz, perime dhe ushqime të tjera me pak yndyrë.
Në Japoni, mosha respektohet tradicionalisht, kështu që njerëzit qëndrojnë aktivë dhe ndihen të dobishëm edhe pas të 80-ave./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...