Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, ai mund t’ju bëjë ditën më të mirë, por edhe mund t’ua prish atë.
Ai stimulon metabolizmin tonë dhe na jep shumë lëndë ushqyese dhe energji të nevojshme për një fillim cilësor të ditës. Një nga gratë më të vjetra në botë e dinte këtë, dhe ju mund të habiteni nga ajo që hante çdo ditë, transmeton portal arbresh.info
Edhe zogjtë në degë e dinë se ajo që sjellim në trupin tonë për mëngjes luan një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë. Madje mund të ndihmojë në uljen e yndyrës së barkut dhe në rritjen e imunitetit, i cili ndoshta mund të jetë një komponent kyç për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Susanna Musat Jones, një nga gratë më të vjetra në botë që i përmbahej një ushqimi specifik në mëngjes, besohet se ka arritur të zgjasë jetën falë këtij ushqimi.
Sipas interpretimit të disa ekspertëve, arsyeja pse Jones jetoi 117 vjeç është se ajo hante mish të thatë çdo ditë.
Jones lindi në korrik 1899 dhe vdiq në vitin 2016, pasi festoi ditëlindjen e saj të 117-të. Rutina e saj mbeti e njëjtë deri në fund.
Mëngjesin gjithmonë ajo e hante në orën 10:30 dhe gjithmonë hante vezë të fërguara me mish të thatë.
Mishi i thatë është një burim i mirë i proteinave dhe është i pasur me shumë vitamina dhe minerale, duke përfshirë hekurin, vitaminën B12, fosforin dhe acidin folik. Ushqyesit e kompleksit të vitaminës B ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve dhe përmirësojnë shëndetin e qelizave.
Ato gjithashtu ndihmojnë enzimat e ndryshme të funksionojnë siç duhet, duke përfshirë çlirimin e energjisë nga karbohidratet dhe yndyrnat dhe zbërthimin e aminoacideve. Vitamina B gjithashtu ndihmon në transportin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese që janë kyçe për energjinë.
Klinika Cleveland thekson se mishi i thatë përmban selen, mineral që aktivizion disa proteina të lidhura me parandalimin e kancerit dhe një sasi të mirë zinku, që ndihmon në kontrollimin e aktivitetit të gjeneve.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se me mishin e thatë, si me çdo gjë, nuk duhet ta teproni për të mos shkaktuar disa kundër-efekte dhe për këtë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm personat që kanë probleme me zemrën.
Edhe pse mishi i thatë ishte një përbërës i detyrueshëm në mëngjesin e Jones, ajo nuk e hëngri atë për pjesën tjetër të ditës. Ushqimet e tjera përfshinin fruta për drekë dhe më pas darka në orën 17:30, përbëhej nga mishi, perimet dhe patatet./arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...