Gruaja lind gjatë fluturimit, i vijnë në ndihmë stjuardesat dhe udhëtarët

01:17 | 9 Prill 2017
Trina Galanxhi

Nafi Diaby që po udhëtonte nga Guinea për në Burkina Faso, ka nisur t’i ndjejë dhimbjet dhe pas disa momentesh e ka lindur një vajzë.

Stjuardesat dhe disa udhëtare e kanë ndihmuar nënën, që të sjell në jetë fëmijën që e ka quajtur Kadiju.

aero1

Drejtuesit e Boeing 737-900, e kanë njoftuar bazën se në bord është edhe një pasagjer më shumë, që është shtuar derisa po udhëtonin në 12 mijë metra lartësi.

“Nëna me të bijën janë mirë, ndërsa të pranishmit duartrokitën pasi gjithçka shkoi në rregull”, është thënë lidhur me rastin.

aeroplanit-qe-po-fluturonte-ne-12-mije-kilometra-lartesi-iu-shtua-edhe-nje-pasagjer-foto-3

Në momentin e aterrimit, ato janë pritur nga autoambulanca që i ka dërguar në spital, ku po trajtohen për procedurat e mëtutjeshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme