Japonia përsëri është detyruar të përballet me kulturën e saj të punës, pasi inspektorët e punës deklaruar se një 31-vjeçare ka humbur jetën për shkak të punës së terpërt.
Miwa Sado, e cila ka në selinë kryesore të transmetuesit publik NHK në Tokio, ka regjistruar 159 orë punë jashtë orarit dhe morri vetëm dy ditë pushim në muajin korrik të vitit 2013, pasi kishte probleme me zemrën, shkruan The Guardian, transmeton portali arbresh.info
Zyra e standardeve të punës në Tokio më vonë ia atribuoi vdekjen e saj karoshit ( punës së terpër), por rasti i saj u publikua nga ish punëdhënësi i saj gjatë kësaj jave.
Njoftimi vjen pas një vendimi të ngjajshëm të lidhur me vdekjen e një punonjësi në agjensinë e reklamave Dentsu nxiti një debat kombëtar mbi qëndrimin e Japonisë ndaj balancit të punës dhe jetës.
Matsuri Takahashi ishte vetëm 24 vjeç kur vrau veten në prill të vitit 2015. Zyrtarët erdhën në përfundim se vdekja e saj ishte shkaktuar nga stresi i ngritur gjatë orëve të gjata të punës. Takahashi kishte punuar më shumë 100 orë jashtë orarit të punës.
Rasti i saj shkaktoi një debat kombëtar mbi praktikat e punës në Japoni dhe detyroi kryeministrin Shinzo Abe të bëjë thirrje për marrjen e masave nga punëdhënësit.
LEXO EDHE: Princesha e Japonisë braktis statusin mbretëror për hir të dashurisë
Më shumë se 2,000 japoneë kanë vrarë veten për shkak të stresit në punë gjatë vitit 2016, ndërsa qeveria ka theksuar se dhjetra viktima kanë pësuar sulm në zemër për shkak të orarit të stërgjatur të punës.
Hulumtimet tregojnë se punonjësit japonezë punojnë shumë më gjatë se homologët e tyre në SHBA, Gjermani, Britani dhe vendet tjera të zhvilluara.
Punonjësit në Japoni shfrytëzojnë mesatarisht vetëm 8.8 ditë të pushimit vjetor.
Sado, gazetare politike, mbuloi zgjedhjet e Asamblesë Metropolitane të Tokios dhe zgjedhjet kombëtare të dhomës së lartë në qershor dhe korrik të vitit 2013. Ajo vdiq 3 ditë pas zgjedhjeve të dhomës së lartë.
Masahiko Yamauchi, një zyrtar i lartë në departamentin e lajmeve të NHK, pranoi se vdekja e Sado reflektonte një problem për sistemin e punës në Japoni.
Yamauchi tha se NHK kishte pritur tre vjet për të bërë publike vdekjen e Sado nga respekti për familjen e saj./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...