Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ka qenë një çift ish-bashkëshortësh të cilët janë ndarë para 17 viteve Zefi dhe Terezina.
Zefi ka treguar se ka punuar gjithë jetën për të ndërtuar shtëpinë e tyre dhe si përfundim nuk e ka shijuar asnjëherë sepse pasi u nda nga gruaja e tij në 2004 dhe ngeli pa shtëpi pasi ia mori ish-bashkëshortja Terezina.
Ai shprehet se i ka kryer të gjitha detyrimet që i ka lënë gjykata si për ish-gruan dhe për vajzën ku thotë se të gjithë pensionin ushqimor ia ka ruajtur në bankë.
Terezina tregon se kur u martuan në 1995 Zefi nuk kishte asnjë gjë përveçse dy valixhe me rroba. Pasi u martuan ka shkuar tek nëna e vetë sepse nuk kishin ku shkonin.
Vëllai i jep Terezinës 100 mijë Lekë merr dhe pjata e lugë me vete dhe gjejnë një shtëpi me qira për të jetuar. Ajo tregon se Zefi ka qenë i martuar më parë dhe nuk e ka ditur.
Terezina: Me Çfarë të mora, i kishe paret ti? Kishe shtëpi kund? Në rrugë të madhe të mora.
Zefi: Jo nuk më more në rrugë të madhe se nuk kam qenë prostitutë unë.
Terezina: Kur ke pasur gruan më përpara, ku ishe ti, a ishe me të në shtëpi? Pse s’më çove dhe mua tek shtëpia. Ka qenë i martuar me 3 fëmijë zonja Eni dhe unë nuk e kam ditur. Pas 4 muajsh e zbulova se ka qenë i martuar. Kur kam vënë kurorë me të ka qenë i pasaportizuar vetëm. Gruas se parë i ka lënë 10 dylym tokë, shtëpi dhe nuk e kam ditur. Kur e pa që po më ndihmonin vëllezërit e mi që merreshin me naftë.
Zefi mohon ti ketë marrë Lekë vëllezërve të saj dhe thotë se ia ka dalë vetë me forcat e veta. Terezina tregon se kur ai shkoi në Itali e kanë ndihmuar dhe pritur njerëzit e saj. 7 vite martesë ata kanë ndërruar 11 shtëpi me qira duke mos u rehatuar kurrë. /tvklan.al
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...