Nga debati mes dy bashkëshortëve, Pelivanit e Meritës, të cilët kanë ardhur në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” dalin detaje të reja.
Gjatë emisionit të Tv Klan, Merita tregon se shkaku pse ajo kërkon me ngulm që Pelivani mos ta lërë vetëm, pra ta marrë me vete në Greqi ose të jetojë me të, janë kushtet e mjerueshme të shtëpisë.
Shtëpia është shembur për shkak të tërmetit të vitit 2019 dhe gjendja e saj është krejtësisht e pabanueshme, siç duket nga pamjet që Merita i ka sjellë zonjës Eni. Zonja Merita tregon se shtëpia fut ujë në çdo cep duke e bërë atë të ndihet e pasigurt, ndërsa Pelivanit duket se nuk i intereson aspak kjo, madje e ofendon bashkëshorten.
Pelivan: Përse më thirre këtu? Ku do të vesh ti pas meje?
Merita: Pas teje do vij unë ose hajde të vdesim të dy aty.
Pelivan: Të rrish aty në shtëpi.
Merita: Të bëhem gazi i botës e të më thonë mua: ai i sëmurë, ajo e çoi në Greqi? Të më bien mua fajet.
Pelivan: Lëre tani, të rrish aty në shtëpi.
Merita: Nuk rri unë aty ose hajde rrimë të dy.
Pelivan: Ku do vesh ti? Ku të të çoj unë ty?
Merita: Epo në atë shtëpi nuk jetohet.
Pelivan: Po rrihet.
Merita: Epo nuk jeton as kafsha. Të futësh kafshën kam frikë se do ngordhë e do më mallkojë.
Pelivan: Jemi në gjyq këtu, na shikojnë.
Eni Çobani: Pse duhet të rrijë në shtëpi?
Pelivan: Unë i kam thënë disa herë që nuk kam ku të të çoj. Aty do rrish, aty është shtëpia.
Merita: A jetohet zonja Eni në atë shtëpi?
Eni Çobani: Ke hallin se nuk punon dot në Greqi apo si, se nuk e kuptoj dot këtë?
Pelivan: Ku ta çoj një fshatare andej unë?
Pelivani vijon duke i thënë se nuk e merr me vete e nuk e ndërron mendjen aspak, pavarësisht se Merita i tregon se ç’përjeton.
Merita: Më lagen këmbët në mëngjes kur ngrihem, nuk di ku ka pikuar, nuk di ku pikon gjatë natës. Nuk e di ku hyn shiu, ku hyn era, më dhemb koka, më thahen këmbët./tvklan.al
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...