Google ADS

Gruaja e pasur nga Arabia Saudite kërkon burrë

22:58 | 10 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një milionere nga Arabia Saudite, e cila ka kërkuar burrë përmes një programi televiziv ka nxitur reagime në mediat sociale.

Gruaja e bëri deklaratën e saj në “Zaëaya Al Zeer”, transmeton portali arbresh.info

“Kam trashëguar miliona nga babai im, pasi ai ndërroi jetë. Kur ai ishte gjallë nuk më lejoj të martohesha, pasi ai shqetësohej se burrat mund të më dashuronin vetëm për pasuri”, tha ajo.

40 vjeçarja sqaroi se ajo nuk dëshiron të martohet me një burrë që ka një grua tjetër.

Gjatë programit televiziv ajo ka sqaruar që dëshiron të martohet sepse dëshiron të lind një fëmijë.

Megjithatë, personat që përdorin mediat sociale e kanë marrë me shumë humor kërkesën e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme