Gjashtë në shtatë femra ngrihen me humor të keq dhe të nevrikosura, në kohën që grindja mëngjesore është ‘cilësi’ e një në katër meshkuj.
Mos u nxitoni të mendoni se, propozimi i mësipërm përbën diçka të zakonshme, transmeton Telegrafi.
Raporti i një studimi të ri të Këshillit të Gjumit të Britanisë së Madhe (‘The Sleep Council’) vjen të japë të dhëna lehtësuese për të gjitha përfaqësueset seksit të bukur dhe grindavec. Cilat janë këto?
Cilësia e gjumit të natës dhe detyrat e mëngjesit, përgjigjen specialistët.
Më hollësishëm mund të shpjegojmë:
Cilësia e gjumit: 41% e femrave mbështesin se, nuk flenë mjaftueshëm për shkak të gërhitjes së partnerit të tyre. Meshkujt që përballen me të njëjtin problem janë vetëm 13%.
Detyrat e shumta: 28% e femrave përpara se të nisen për në zyrë bëjnë punë në shtëpi, ndryshe nga meshkujt që ngrihen me terezi; ndërkohë që vetëm 5% e tyre merret me ndonjë gjë në shtëpi (duke përfshirë këtu edhe përgatitjen e mëngjesit).
Është tregues fakti se, 17% e të intervistuarave thanë se, ngrihen nga krevati 10 minuta përpara se të dalin nga shtëpia.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...