Një vajzë e quajtur Emma ishte 13 vjeçe kur kuptoi se kishte probleme me ankthin dhe depresionin. Pasi arriti moshën madhore, ajo nuk e kishte më problem të diskutonte me të tjerët mbi problemet e saj dhe prej vitesh flet me një terapist. Tashmë ajo ka zbuluar se ka disa gjëra që ndihmojnë vajzat që të ndihen më mirë dhe të luftojnë depresionin dhe një prej tyre është kujdesi për veten dhe makijazhi.
Eh, kush është ajo vajzë që nuk dëshiron që të duket bukur në sytë e të tjerëve!
Sigurisht që make up-i të rrit vetëbesimin, edhe pse dëgjojmë shpesh se të qenit sa më natyrale ndonjëherë të bën më tërheqëse. Megjithatë, për Emën grimi i përditshëm e bën të ndihet më e sigurt, më në paqe dhe kontroll me veten.
“Make up-i më bën të përkushtohem në diçka tjetër përveç ankthit e më jep më shumë siguri në vetvete sa herë që shihem në pasqyrë”,- është shprehur ajo.
Sipas disa studimeve, të ndjerit e bukur dhe rutina e përditshme e makijazhit i bën femrat të ndihen më mirë gjë që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit të tyre psikologjik, transmeton blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Nëse përkujdesja për imazhin apo fytyrën është diçka që ju bën të ndiheni më mirë, padyshim që nuk është kohë e çuar dëm të bësh make up-in çdo ditë. Kujdesi për veten duhet të jetë prioritet pasi “lufton” trishtimin, frikën e paqartësitë që ndonjëherë na bëjnë ta nisim ditën pa humor.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030