Të përdorësh make-up në festën e Halloween-it mund të jetë diçka zbavitëse për të gjithë, por pas bojës së frikshme, fshihen shumë dëme që i shkaktohen fytyrës.
Dermatologia Macrene Alexiades, Armenakas, pedagoge në Universitetin Yale, ka zbuluar se grimi me bojëra shkakton shpërthime aknesh, alergji dhe deri edhe sëmundje vdekjeprurëse në lëkurë.
Ajo është shprehur se kimikatet e gjetura në shumë produkte që përdoren për Halloween lidhen drejtpërdrejt me kancerin e lëkurës dhe atë në gji.
“Për shkak se ato janë të një cilësie të ulët kanë një përqindje të lartë konservatësh dhe kimikatesh që janë kanceroze”,- shpjegon Alexiades-Armenakas.
Këshilla për ta ruajtur lëkurën
Nëse keni puçrra në fytyrë, trajtojini ato me ndonjë produkt për aknet përpara se t’i mbuloni me vizatime. Dermatologia Dr. Kavita Mariwalla thotë: “Përpiquni të vendosni një xhel kundër akneve përpara se të aplikoni grimin, kështu do të keni sigurinë që nuk do të jeni më keq mëngjesin tjetër”.
Duhet të jeni më të ndërgjegjshëm për poret. Mariwalla këshillon shmangien e çdo pilule ose trajtimi me avull para kësaj nate. Këto trajtime i hapin poret e lëkurës dhe produktet mund të depërtojnë në lëkurë. Rekomandohet përdorimi i një baze përpara atij të grimit.
Jini të kujdesshëm për atë që vendosni në fytyrë. Produktet duhet të jenë të sigurta. Ngjitësi, bojërat me ngjyrë metalike dhe të kuqe janë të ashpra për lëkurën.
Së fundi, procesi i heqjes së plotë të grimit është çelësi.
Maliwalla sugjeron të përdorni fillimisht një krem të ftohtë. Më pas, mund të përdorni pastruesin e grimit dhe një sapun me pH të balancuar. Ditën tjetër do ishte efektiv një eksfoliator ose një maskë antiinflamatore për të hequr plotësisht mbetjet kozmetike të një nate më parë.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...