Grimerja e Jennifer Lopez tregon 4 gabimet që bëjnë gratë

22:25 | 4 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Grimerja e Jennifer Lopez, Nichola Joss, ka treguar në detaje katër gabimet që bëjnë gratë kur grimohen.

Mbi të gjitha, ajo u ka bërë thirrje vajzave të reja që mos të vendosin shumë grim dhe të ruajnë natyralitetin e tyre, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka shtuar se gratë bëjnë gabime të mëdha kur vjen puna te vendosja e grimit.

Sipas saj gabimi i parë është mos pastrimi i duhur i fytyrës. Ajo ka theksuar se në mbrëmjë gratë duhet të pastrojnë fytyrën e tyre dhe ta lyejnë me kremë të natës.

Gabimi i dytë është mospërdorimi i tonerit, i cili sipas Joss mban lëkurën e pastër dhe ruan nivelin e pH-së.

I treti gabim është vendosja në sasi të madhe e make-up-it, duke përfshirë shtresat të tepërta të fytyrës, konturuese dhe ndriçues dhe më pas edhe gjëra tjera për sytë dhe buzët. Ajo thekson se gjëja më e rëndësishme është që të përdoret një lloj grimi i butë në fytyrë dhe më pas të theksohen vetëm sytë ose buzët.

Gabimi i katërt është mbajtja e grimit gjatë ditës. Joss shton se fytyra duhet pastruar menjëherë sapo të ktheheni në shtëpi nga rruga, sepse grimi arrin të thithë edhe pluhurin gjatë kohës kur qeni jashtë, duke sjellë kështu në infeksion të lëkurës në fytyrë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme