Një studim i ri ka zbuluar arsyet kryesore pse gratë dhe burrat tradhtojnë dhe kur ndodh kjo për herë të parë. Sondazhi ka përfshirë 2 mijë persona dhe zbuloi se “mërzia” ishte arsyeja kryesore që i bënte gratë të mos ishin besnike, e cila ndiqej nga “ndarja gjatë izolimit nga Covid-19”.
The Sun shkruan se “bisedat në rrjetet sociale me djalin që keni pasur fiksim në të kaluarën”, ishin faktori tjetër më i zakonshëm, i ndjekur nga “ndryshimi i personave në lidhje”. Përveç këtyre, “të qenit e dehur” ishte një tjetër arsye pse çiftet i jepnin fund marrëdhënies së tyre.
Ndërkohë, arsyet pse burrat tradhtojnë ishin shumë të ndryshme, ku disa përmendin “mungesën e seksit” si faktorin kryesor. “Ndarja gjatë izolimit” ishte po ashtu e dyta në radhë si arsye edhe nga ana e djemve. Vendin e tretë e zinin burrat që besonin se “ishin shumë të rinj për të qëndruar të fokusuar vetëm në një lidhje”. Vendin e katërt e zinin ata që “pëlqenin të qëndronin me një vajzë vetëm për një natë”. Në vendin e pestë ishin burrat që “tradhtoheshin nga bashkëshortet e tyre”.
Studimi zbuloi gjithashtu se gratë tradhtojnë për herë të parë 3 vjet e gjysmë pasi martohen. Burrat duket se zgjasin pak më shumë, sepse tradhtojnë për herë të parë pas 3 vjet e 10 muajsh. Ekspertja e marrëdhënieve seksuale, Jessica Leoni, tha: “Tradhtia në çifte ka filluar të ndodhë më shpejt krahasuar me vite më parë. Kjo tendencë pritet të përshpejtohet edhe nga Covid-19. Jeta është shumë e shkurtër për të qëndruar në një marrëdhënie ‘të shurdhër’, ku ka pak bisedë dhe seksi është i njëjtë çdo herë” – tha ajo./periskopi/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...