Rreth 80 përqind e grave kanë pranuar se kanë tradhëruar partnerin e tyre.
Sipas një studimi të fundit, është gjetur se gratë që shtiren sikur po përjetojnë orgazmë, edhe tradhëtojnë lehtë, transmeton portal arbresh.info
Përkatësisht, hulumtimet kanë treguar se nuk ka gjasa që gratë që rregullisht falsifikojnë një orgazmë të jenë besnike. Studimi, i botuar në Arkivat e Sjelljes Seksuale, ekzaminoi 138 gra dhe 121 burra në marrëdhënie heteroseksuale, ku u pyetën për kulmin dhe tradhtinë bashkëshortore.
Megjithatë, studimi nuk ka gjetur nëse intesiteti i shtrijes në orgazmë mund të tregojë nëse gratë kishin tradhëtuar më parë apo kanë gjasa të tradhëtojnë në të ardhmen.
Por kishte një lidhje të qartë midis asaj se sa herë një grua falsifikonte një orgazmë dhe sa gjasa kishte për të kryer tradhti bashkëshortore.
Sa më shumë që një grua pretendonte se kishte orgazma, aq më shumë kishte gjasa që ajo të tradhtonte partnerin e saj, madje kishte gjasa që këtë ta kishte bërë edhe në të kaluarën.
Ekspertja e seksit Tami Nelson zbuloi se deri në 80 për qind e grave pranuan se kishin tradhtuar partnerin e tyre.
Studimet e mëparshme kanë treguar se gratë që falsifikojnë një orgazmë ndihen të pakënaqur me seksin me partnerët e tyre, ose nuk mund të komunikojnë atë që duan në shtrat, gjë që mund të spjegojë nevojën e tyre për të gjetur kënaqësinë seksuale diku tjetër./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...