Gratë qajnë më shumë se burrat, madje edhe më gjatë se ata

19:52 | 15 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Sipas Shoqërisë së Okulistëve në Gjermani, e cila ka sistemuar studime të ndryshme shkencore mbi fenomenin e të qarit, ka theksuar se gratë qajnë më shumë se burrat.

Studimet theksojnë se gratë derdhin lot 30 deri në 64 herë në vit, ndërsa burrat qajnë vetëm 17 herë gjatë të njejtës periudhë, transmeton portali arbresh.info

Burrat kanë tendencë të qajnë për 2 deri në 4 minuta, ndërsa gratë qajnë së paku gjashtë minuta.

Statistikat theksojnë se deri në adoleshencë nuk ka ndryshim mes gjinive, megjithatë theksohet se si djemtë dhe vajzat derdhin të njejtën sasi të lotëve, si gjatë trishtimin, pikëllimit, apo gezimit.

Dallimi i vetëm është se gratë qajnë kur ndjehen të papërshtatshme, kur përballen me situatat që janë të veshtira për t’u zgjidhur ose kur kujtojnë ngjarjet e kaluar.

Ndërkohë, burrat kanë tendencë të qajnë kur përjetojnë ndjeshmëri dhe kur një marrëdhënie dështon./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme