Gratë me stil nuk i veshin asnjëherë këto gjëra

23:24 | 10 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Gratë franceze janë të njohura për stilin e tyre delikat dhe njihen si muza të modës.

Ato janë mishërimi i elegancës së përjetshme dhe stilit të shkëlqyeshëm, transmeton portal arbresh.info

Ato gjithmonë duken seksi, sepse nuk bëjnë këto gabime në veshje.

Nuk shpenzojnë në sytjena

Përderisa gratë në mbarë botën duan që të rrisin dekoltenë e tyre me ndihmën e sytjenave, gratë franceze zakonisht nuk shqetësohen për  këtë. Për ato, gjinjtë e vegjël janë gjithashtu sensualë dhe kjo është arsyeja pse ato nuk do të arrijnë për një model push-up, por do të veshin modele klasike ose nuk do të mbajnë aspak sytjena.

Nuk vesh taka të larta në përditshmëri

Një franceze nuk zgjedh që të vesh taka të larta në përditshmëri. Ato luajnë mirë me kartën e elegancës, prandaj zgjedhin këpucë të sheshta kur bëhet fjalë për rutinën. Kur bëhet fjalë për këpucë me takë të lartë, një franceze do t’i qëndrojë besnike veshjeve të rrobave klasike, transmeton portal arbresh.info

Emri i markës

Gratë franceze nuk e pëlqejnë ekzagjerimin, kështu që ato nuk do të theksojnë as logon e markave të modës në kombinimet e tyre. Për to ky gjest është i mjerueshëm dhe poshtërues./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme