Shumë faktorë ndikojnë se a do të na tradhtojë partneri – pakënaqësia, joshja e personit tjetër, hakmarrja… Një hulumtim i ri ka treguar që ndër faktorët të cilët ndikojnë në tradhti është edhe profesioni.
“Illicit Encounters”, ueb-faqe për takime në Britaninë e Madhe e dedikuar njerëzve të martuar, ka studiuar 10.000 profile të përdoruesve të saj.
Ka rezultuar që 20% e grave të cilat kanë pasur profil në këtë ueb faqe kanë pranuar që janë të vetmuara, ndërkaq 27 prej tyre i kanë përshkruar “burrërore”, duke implikuar që kanë afsh të fuqishëm seksual.
Mirëpo e njëjta përqindje, 20% e tyre, si profesion të tyre kanë theksuar – “amvisën”.
Christian Grant, i kësaj kompanie, ka shtuar që dëshira e gruas për tradhti, posaçërisht e amvisave, është shprehje e ndjenjës së lënies pas dore dhe flakërimit për diçka më të thellë.
Gruan tipike e cila bën tradhti nuk e nxit arroganca, egoja apo flakërimi, por vetmia e saj dhe pakënaqësia në martesë.
Amvisat shpesh janë të vetmuara në shtëpi, ndërkaq kur burri kthehet në shtëpi ato akoma ndihen të lëna pas dore.
Kur është fjala për burrat, situata është krejtësisht ndryshe. Burrat shtatgjatë, të pasur dhe inteligjent tradhtojnë për shkak të egos, arrogancës dhe flakërimit.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...